Karriere

Tani edhe Chief Information Officer flet dhe mendon shqip

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Tani edhe Chief Information Officer flet dhe mendon shqip

Lansimi i magazinës “CIO – Chief Infomation Officer”, pa dyshim që datën 18 dhjetor 2010 do ta shënojë si një hap tjetër të rëndësishëm në edukimin dhe avancimin e strategjisë dhe teknologjisë informative të botës shqiptare. Pavarësisht rëndësisë kritike që ka ky funksion, në pjesën më të madhe shqiptare, pozicioni i tillë vazhdon të trajtohet sikurse dikush të ishte ndonjë “zëdhënës” që mbledh informatat nëpër lokacione apo departamente të ndryshme dhe i deklaron ato në publik apo i shfrytëzon për ndonjë qëllim tjetër.

Një pjesë e vogël e bizneseve shqiptare, nëse veç ka nga to, kanë hierarki të rregulluar që menaxheri i CIO-së ngarkohet dhe mbahet përgjegjës edhe për zhvillimin, mirëmbajtjen dhe avancimin e teknologjisë së informimit përmes sistemeve të IT-së. Dhe këtë, jo vetëm në biznese, por në të gjitha aktivitetet që ushtrohen dhe që kanë të bëjnë qoftë me shtetin, publikun, klientin apo simpatizantin. CIO duhet të jetë aq i kthjelltë dhe aq dinamik e kreativ, sa që të ketë mundësi të përshtatet me çfarëdo kushtesh apo tregjesh brenda kohës shumë të shkurtër.

Në këtë rast, nëse veç CIO vlerëson dhe zëvendësimi apo ndryshimi rrënjësor i infrastrukturës ekzistuese të sistemit të informimit brenda kompanisë zëvendësohet apo ndryshohet i tëri.Roli kyç i një CIO-je është analizimi, vlerësimi, trajtimi në të gjitha aspektet i informatës dhe sistemit ku punon, bashkëpunimi me departamentet përkatëse të marrëdhënieve të publikut, strukturave udhëheqëse të punëtorëve dhe deri tek ekzekutimi i strategjisë së tij me të cilën arrin suksesin si dhe nxjerrja në kthim dhe vazhdimësi e rezultateve dhe analizave për avancimet e mëtutjeshme të biznesit. Por, jo vetëm kaq.Tani e tutje edhe ne shqiptarët do ta kemi nderin, dhe nderi në këtë rast nuk është për faktin se ne do ta kemi vetëm të përkthyer në Shqip, por, me një nder dhe respekt të veçantë të trajtojmë, ngacmojmë dhe nxisim tema rreth zhvillimit dhe avancimit të këtij pozicioni shumë të ndjeshëm, duke u fokusuar në botën shqiptare dhe duke i trajtuar bashkërisht temat kritike.

Do të krijojmë një pasqyrë të këtyre profileve të rëndësishme në tregun tonë, duke ua dhënë mundësinë e shprehjes së pikëpamjeve, strategjive, planeve dhe metodologjive të tyre në fushat dhe kompanitë ku janë, duke organizuar biseda dhe intervista të ndryshme, sfiduese për këtë profil në aspektin e sigurisë dhe inovacionit.Shumica absolute e personave që e mbajnë këtë post, e shohin si sfidë personale, por tepër kritike për kompaninë apo subjektin ku janë, ngase suksesi i subejktit ku udhëheqë, mvaret në shumë aspekte nga suksesi i vetë këtij pozicioni, dhe atë mbi baza personale.CIO duhet të jetë strategu, eksperti në marrëdhënie me klientin, të posedojë aftësi ekzekutive të strategjive dhe planifikimeve, me energji pozitive, të jetë largpamës, njohës dhe ekspert i sistemeve informative, kapacitet analitik dhe jo për t’i ushtruar këto funksione, por, për të qëndruar krah për krah me menaxherët e këtyre departamenteve dhe për t’u siguruar se ato do ta implementojnë me sukses strategjinë dhe sistemin përkatës.

Në këtë rast, CIO pos që propozon dhe implementon strategjinë dhe teknologjinë e vazhdueshme për të nxjerrë rezultate dhe metoda më të përsosura për ta bërë kompaninë të arrijë të ofrojë shërbimin inovativ tek klienti dhe ta funksionalizojë këtë strategji me sukses të plotë, në plot kuptimin e fjalës.Me funksionalizimin e cilitdo shërbim dhe produkt, në fakt fillon hapi i dytë i punës, që duhet të trajtohen imtësirat më të vogla të mundshme, duke analizuar, vëzhguar dhe përshtatur çfarëdo elementi të nevojshëm që mund të identifikohet gjatë funksionimit të produktit apo shërbimit dhe që nevojitet të rishikohet apo të praktikohen praktika të tjera që e bëjnë të përsosur strategjinë dhe sistemin.

Rëndësia e CIO-ve në administratë, institucione dhe biznes

Në një anketë të realizuar nga magazina CIO, në të cilën janë anketuar 594 udhëheqës të IT-së, afërsisht një e treta – 30 për qind – nga të anketuarit, kanë deklaruar se që të arrihen qëllimet e biznesit është një kompetencë dhe sfidë personale e një udhëheqësi, derisa pikërisht kjo kërkohet në mënyrë të veçantë nga bizneset. Një vit më herët vetëm 18 për qind kishin deklaruar kështu. Si sfidë tjetër kritike e shohin fokusin e klientëve të jashtëm, derisa një vit më herët ishin vetëm 9 për qind që kishin deklaruar kështu. Kjo është dyfishi.Në ndërkohë, identifikimi dhe vlerësimi i mundësive komerciale nga CIO, është deklaruar 22 për qind në këtë vit, derisa një vit më herët ishte vetëm 6 për qind. Kjo është trefish më shumë. Roli i CIO-s çdo ditë e më shumë po bëhet më i rëndësishëm në arritjen e sukseseve të bizneseve dhe si e tillë duhet të trajtohet dhe zhvillohet edhe tek ne shqiptarët, duke iu kushtuar rëndësi të veçantë faktorëve të ndryshëm, por relevantë në mënyrën se si e trajtojmë departamentin tonë të CIO-së, si në përgjegjësi ashtu edhe në kompetenca të menaxherëve. CIO është jetik si në biznese private, ashtu edhe në institucione financiare, instanca qeveritare, në shërbime edukative, shëndetësi e prodhime.Përkundër faktit se të gjithë e konsiderojnë pozitën e CIO-së si Top funksion i IT-së (100 për qind), nuk mbajnë funksione me përgjegjësi të plotë të menaxhimi i suksesshëm i CIO-s.

Kjo pa asnjë mëdyshje ka impakt të drejtpërdrejtë në produktivitetin dhe efektivitetin e kompanisë, reduktimin e shpenzimeve operative, riinxhinierimin e proceseve të biznesit, ngritjen e kualitetit dhe produkteve rreth IT-së, veçanërisht në fusha të caktuara, ku 62 për qind të CIO-ve kanë një apo më shumë fusha me përgjegjësi të IT-së, ndërkaq 28 për qind janë në sigurinë e sistemeve, 24 për qind në strategji dhe 19 për qind në administratë dhe operativë.Roli dhe rëndësia e CIO-së është dëshmuar duke ndikuar drejtpërdrejt në vlerën dhe profesionalizimin e kompanisë ku punojnë, ku 21 për qind e shërbimeve të ndryshme të IT-së shfrytëzohen nga burime të jashtme, apo 17 për qind, sa ishte 2 vjet më herët, derisa në aspektin ekonomik rëndësia e CIO-së del të jetë edhe me 62 për qind të rasteve, kur i kanë shtyrë afatet e realizimit të projekteve të caktuara për shkak të kushteve ekonomike, kanë avancuar infrastrukturën me 29 për qind, 31 për qind kanë avancuar softuerët, 21 për qind kanë krijuar sisteme të unifikuara të komunikimit (unified communications) dhe kanë avancuar rrjetet ekzistuese me 20 për qind, projekte këto të realizuara si alternativa dhe ndikime në ndihmën e qëndrueshmërisë së biznesit dhe ruajtjes së dëmeve financiare.Roli tjetër i rëndësishëm i tyre është siguria e sistemeve, të menduarit afatgjatë dhe planifikimi strategjik, strategjia e bashkëpunimit me partnerë, fleksibiliteti i kompanisë dhe qëndrimi çdo herë konkurrues me tregjet dhe konkurrencën, përkundër faktit se vetëm 43 për qind të tyre raportojnë drejtpërdrejt tek drejtorët ekzekutivë (CEO), derisa një nga 5 CIO raporton tek drejtorët financiarë (CFO), edhe pse 17 për qind të CIO-ve kanë nga një ulëse në komitetin ekzekutiv të kompanive, derisa në sektorin e prodhimit CIO raportojnë rreth 47 për qind tek CFO, përkundër faktit se 57 për qind të tyre nuk dëshirojnë që CIO të kenë ulëse në nivelin ekzekutiv.

Mosha mesatare e të punësuarve në botë llogaritet të jetë 46 vjeç, der
isa mosha më e vjetër llogaritet të jetë në shëndetësi, me 49 për qind, ndërsa tregu i shitjes me pakicë (retail) dhe distribucionit mban moshën më të re, me 43 vjeç, kurse 88 për qind e të punësuarve në këtë funksion janë meshkuj dhe vetëm 10 për qind femra, kurse 2 përqind nuk kanë deklaruar gjininë e tyre.

CIO dhe shqiptarët

Rëndësia e CIO-ve në botën shqiptare duhet të rimendohet, sa më shpejtë është aq më mirë, ngase nevoja për këtë profil në cilëndo kompanidhe/apo instancë qeveritare ose publike do të imponohet herët a vonë. Duhet të krijohet mundësia që shqiptarët t’i zhvillojnë profilet e tyre të bazuara jo vetëm në tregun shqiptar. Profilet e tilla shqiptare veçse funksionojnë nëpër shumë vende të botës dhe ata kanë përvojë të jashtëzakonshme në këtë fushë.Ndërtimi i brendshëm i sistemeve të informimit, nuk është vetëm për të ofruar një funksion më shumë, por, një rëndësi dhe lehtësim njëkohësisht për të arritur suksesin e kompanisë, duke veçuar krijimin dhe mbarëvajtjen e kanaleve të marrjes së rezultateve jashtë, analizimit të brendshëm, vlerësimit të përbashkët dhe ekzekutimit përmes platformave dhe sistemeve të mirëndërtuara dhe të përshtatshme për tregun përkatës, në kombinim me analizimin dhe vlerësimin e kujdesshëm dhe të saktë të faktorëve të tjerë, veçanërisht atij teknologjik, i cili tek ne shqiptarët ende është në vitet e para të jetës.Viti 2011 do të jetë viti i “ekzekutimit dhe ofrimit”, thotë një analizë nga Gartner, dhe me besim të plotë që për ne shqiptarët viti 2011 do të jetë viti i fillimit të zhvillimit dhe avancimit të kësaj pozite kyçe, asaj të strategut të Teknologjisë Informative dhe hierarkisë në front të klientit dhe të publikut.Në një analizë nga Gartner jepen 7 qëllime kryesore të vitit 2011 për CEO-të: 1.

Vetëbesimi i ekzekutivit; 2. Projekte që “gjenerojnë cash”; 3. Kosto të efikasiteteve të reja; 4. Inovacion për rritjen e korporatës; 5. Shmangie nga getot gjeografike, politike apo ekonomike; 6. Qëndrueshmëri afatgjate dhe 7. CEO-të do të lëvizin përpara dhe CEO të rinj do të emërohen.Të gjitha këto që CEO-t duan t’i arrijnë, pa angazhimin e CIO-së dhe pa kompetencën e dhënë, mund të mbesin vetëm dëshira, nëse në to nuk emërohet CFO-ja, i cili në shumicën e rasteve, kur mungon CIO, merr vendimet e duhura të këtij aspekti.

Lajmet e fundit>