Mobile

Takimet telefonike në lëvizje me iPad

Feb 2 2011
0 Shpërndarje
Takimet telefonike në lëvizje me iPad

Përdorimi i kompjuterit këto ditë sillet i tëri rreth lëvizshmërisë dhe rritjes së tablet kompjuterëve si platforma primare e telefonave kompjuter. Ndonjë pajisje kompjuterike duhet të mundësojë që përdoruesit të shfletojnë web-in dhe të dërgojnë apo marrin e-maile, sigurisht, por që të jenë një mjet i vërtetë telefonik për biznesin tuaj kompjuterët tablet duhet t’i mbajnë përdoruesit të lidhur dhe në bashkëpunim.

Kjo është arsyeja përse shitësit dhe zhvilluesit e aplikacioneve dhe të softuerit janë duke punuar me zell për mjetet e lëvizshme që u nevojiten njerëzve për punë, veçanërisht kur është fjala për takime virtuale.

 

Mjetet e tabletëve

Aktualisht ekzistojnë mjete të ndryshme për bashkëpunim online dhe takime për iPad, por këto të tir janë kryesoret: Cisco WebEx për iPad, Adobe Connect Mobile dhe Fuze Meeting për iPad. WebEx është gjerësisht një nga platformat më të përdorura për takime online dhe ka një çmim të arsyeshëm. Cisco WebEx për iPad u lejon përdoruesve që të marrin pjesë në mbledhjet WebEx duke përdorur të gjithë ekranin iPad dhe ofron mundësi të ndryshme të Voice over IP. Adobe Connect 8 u lejon shfrytëzuesve që të marrin pjesë në takime të lëvizshme me tablet PC.

Aplikacioni i Adobe Connect Mobile ka karakteristika të ngjashme me ato që gjenden në Cisco WebEx për iPad. Kjo u lejon të pranishmëve takime dhe metoda për të krijuar një tablo të përshtatshme të përmbajtjes së takimit. Fuze Meeting bën të mundur për një person që jo vetëm virtualisht të marrë pjesë në një takim përmes iPad, por edhe të lehtësojë dhe të udhëheqë prezantimin në takime direkt nga iPad.

Aplikacioni u lejon përdoruesve në takim që të planifikojnë takime të tjera, të ftojnë pjesëmarrës dhe të fillojnë të udhëheqin takimet pikërisht nga iPad. Organizatori i takimit mund të ndajë përmbajtjen nga iPad (duke përfshirë prezantimet nga Apple Keynote dhe Microsoft Power-Point, dokumentet dhe videot) me të pranishmit në takim. Aplikacioni Fuze Meeting i iPad gjithashtu mund të funksionojë si një pult komandues për të nxitur slajdet dhe përmbajtjen e prezantimit kur përdoruesi është fizikisht i pranishëm në sallën e konferencës.

Shpenzimet e tjera

Një gjë që e ndan Fuze Meeting nga Cisco dhe Adobe është çmimi. Cisco WebEx dhe Adobe Connect iPad kërkojnë që prezantuesi në takim të përdorë kopje të licencuar të programeve bazë të softuerit të prezantimit. Fuze Meeting kërkon që prezantuesi të ketë një llogari të Fuze Meeting, edhe pse regjistrimi i përmendur është falas. Qëndrueshmëria e tabletë PC-ve si mjete biznesi varet nga aftësia për t’u angazhuar në takimet aktuale. Me tablet PC-të Android, Blackberry, Windows 7 dhe WebOS në horizont, iPad së shpejti mund të jetë maja e ajsbergut. Aplikacionet e takimeve virtuale si këto do të ndihmojnë ta ngrenë statusin e tabletë PC-ve si mjete biznesi dhe jo si mjete ekstravagante të tepruara.

Lajmet e fundit>