Mobile

Tableti indian 47$ s’ka të ndalur

Jan 9 2012
0 Shpërndarje
Tableti indian 47$ s’ka të ndalur

Kompania Datawind ka vendosur të hap edhe tri fabrikë të reja në Indi që të përballoj kërkesat për tabletin Aakash, për të cilin janë porositur më shumë se 1.4 milionë kopje vetëm gjatë dy javëve të para.

Tableti Aakash i njohur edhe si UbiSlate 7 ka bërë bujë tek entuziastët e teknologjisë për shkak të çmimit jashtëzakonisht të favorshëm, kushton vetëm 47 dollarë amerikan, rreth 36 eurosh. Shifra prej 1.4 milionë porosish ka mahnitur shpërndarësin indian Ncarry.com që kishte porositur vetëm 30 mijë tabletë për fillim.

Tableti është prezantuar në tetor të vitit të kaluar, i dedikuar kryesisht për sektorin arsimor indian. Kompania Datawind që prodhon këtë tabletë ka paralajmëruar edhe versionin më të përparuar të këtij tableti që do të vijë në treg si UbiSlate 7+. Ky tabletë do të jetë i targetuar për konsumatorët ekonomik dhe do të kushtoj rreth 56 dollarë amerikan. Do të ketë hapësirë për kartelën SIM për qasje në internet me anë të GPRS ose lidhjeve 2G, që nuk ndodhet në tabletin UbiSlate 7.

Lajmet e fundit>