Business & Management

Tableti Android 7 inç i Acer do të kushtojë 230$

Oct 20 2012
0 Shpërndarje
Tableti Android 7 inç i Acer do të kushtojë 230$

Më në fund, për Acer Iconia Tab A110 është bërë publike data e hedhjes në treg dhe çmimi. Do të fillojë të shitet që prej 30 tetorit dhe do të kushtojë vetëm 230 $.

Tableti shihet si konkurrent i drejtpërdrejtë i Nexus 7. Por, çfarë ka më tepër ai për 30 dollarë më shumë?

Shumë, por edhe pak. Si Iconia Tab ashtu edhe Nexus 7 kanë procesor Nvidia’s quad-core Tegra 3, të dyja kanë 8GB hapësirë të brendshme dhe operojnë me versionin e fundit të Android, Jelly Bean (i ashtuquajtur Android 4.1).

Iconia ka edhe disa karakteristika interesante që Nexus 7 i mungojnë. P.sh, një vend për kartë memorie deri në 32GB. Ka gjithashtu një portë micro HDMI, përmes së cilës mund të lidhni tabletin me TV.

Tableti i Acer ka dhe disavantazhe ndaj Nexus 7

Disavantazhi më i madh është ekrani. Iconia Tab A110 ka një rezolucion prej 1024 x 600, që do të thotë një dendësi pikselësh prej 170 PPI. Nexus 7, me të njëjtin ekran prej 7 inç, ka rezolucion 800 x 1280, që përkthehet në një dendësi pikselësh prej 216 PPI.

Duke marrë parasysh faktin se leximi dhe shikimi i filmave mund të jenë gjërat më të rëndësishme që mund të bëni në një tablet të këtyre përmasave, rezolucioni jo shumë i lartë mund të jetë një pengesë për ju.

Nexus 7 gjithashtu peshon edhe 50 gram më pak dhe është pak më i hollë. (CIO Albanian)

Tags >

acer
Lajmet e fundit>