Investim

Tableti 200$ i Acer mund të ndryshojë fushën e lojërave

Jun 8 2012
0 Shpërndarje
Tableti 200$ i Acer mund të ndryshojë fushën e lojërave

Tregu i tabletëve ka bërë një rrugë të gjatë për të ulur çmimet deri në këtë nivel, dhe po flasim për tabletë të mirë, dhe jo kopje të lira kineze plot me defekte. Tani po fillojmë të shikojmë tabletë të lirë nga kompani të mira, në fillim me Kindle Fire të Amazon, dhe më vonë këtë vit Acer do të nxjerre A110 Iconia Tab.

Talbeti 7 inçësh i Acer u vu re nga The Verge në Computex. Është një tablet i cili nuk ka pasur shumë reputacion, por kjo gjë mund të ndryshojë nëse Acer vendos të fokusohet në Tabletët 7 inçësh. Gjëja më e mirë? Acer ka në plan ta shesë për më pak se 200 dollarë.

Ky është një çmim ideal për një tablet me Android 4.0 (Ice Cream Sandwich) i ndërtuar me Tegra 3 të Nvidia.

Kjo mund të jetë një shenjë e gjërave që do të ndodhin në të ardhmen. Nvidia ka thënë se tabletët 199 dollarësh me Tegra 3 janë një mundësi e vërtetë në të ardhmen, dhe nuk do të ishim të çuditur nëqoftëse do të shihmin një numër të këtyre pajisjeve në treg këtë fundvit. (CIO Albanian)

 

Lajmet e fundit>