Harduer

Tabletët së shpejti do të gjejnë përdorim edhe nëpër ndërmarrje

Jan 26 2011
0 Shpërndarje
Tabletët së shpejti do të gjejnë përdorim edhe  nëpër ndërmarrje

Tabletët do të  pranohen gradualisht nëpër ndërmar- rje dhe në një të ardhme të afërt mund  të zëvendësojnë laptopët si pajisje  parësore të kompjuterikës, ka deklaru- ar këtë javë një funksionar i lartë i  kompanisë Dell.

“Mendoj se dinamika e tabletave do të  ketë impakt nëpër ndërmarrje”, ka  deklaruar Brian Gladden, financier në Dell, gjatë Konferencës së  Teknologjisë Credit Suisse 2010 në  Feniks.  “Tabletët janë pajisjet më në rritje për  kryerjen e punëve nëpër ndërmarrje  dhe përdoruesit ende kanë pajisje  parësore si laptopët.

Edhe pse është ende shumë herët për  të prognozuar ndikim e plotë nëpër  ndërmarrje, me kalimin e kohës,  tabletët mund të përdoren si bazë e  gjerë për të kryer funksione nëpër  kompani”, shtoi Gladden. “A ekziston ndonjë kohë e caktuar, kur  ai do të bëhet i pazëvendësueshëm nëpër kompani? Ndoshta”, ka thënë  Gladden. Dell gjatë këtij viti ka futur në treg një  pajisje të re mobile interneti të quajtur  Streak, e cila ka një ekran 5-inçësh dhe  funksionon me SO-në Android të  Google.

Pajisja ka për objektiv krye- sisht konsumatorët privatë, por kom- pania është duke e drejtuar atë edhe te  konsumatorët komercialë si spitalet  me softuerë të specializuar që ofrojnë  akses të sigurt për dokumentet e largë- ta. “Streak ka qenë një produkt i suk- sesshëm dhe Dell do të dalë shumë  shpejt me një gamë të gjerë produk- tesh të reja për konsumatorët e ndër- marrjeve”, ka thënë Gladden. Dell  dominon biznesin e ndërmarrjeve dhe  dëshiron të fokusohet në energjitë e  konsumatorëve të korporatave.

“Unë mendoj se do të kemi… aftësi  dhe pajisje, pa marrë parasysh nëse  është një pajisje 10-inçësh e bazuar në  Windows, që do të duket si një net- book, apo nëse është pajisje Android  që u përshtatet desktopëve të virtuali- zuar dhe funksionon me aplikacionet e  tanishme në një sistem tjetër opera- tiv,” shtoi Gladden. Gladden ka thënë gjithashtu se  bartësit do të vazhdojnë të jenë part- nerë të rëndësishëm teksa Dell vazh- don të futet edhe më thellë në hapë- sirën mobile.

“Kur shihni pajisjet me mundësi 3G dhe 4G, që do të jenë… një burim i  domosdoshëm për një shitës për  shembull, ju do të dëshironit të keni  një bartës si pjesë e asaj oferte,” tha  Gladden.

Një numër kompanish tanimë përdorin  tabletë si iPad të Apple për funksione  si aksesi nga larg, e-mail, krijimi dhe  mbledhja e dokumenteve etj. iPad  gjithashtu është përdorur edhe si  desktop virtual dhe si vegël për të  demonstruar produktet në panairet e  tregtisë. Gladden gjithashtu ka shtuar se kom- pania është duke u përpjekur të fusë  procesorë me energji të ulët të diza- jnuar nga serverët e brendshëm të  Arm.

“Unë mendoj që ekzistojnë pjesë të  tregut ku [procesorët e Arm] do të  jenë shumë të rëndësishëm. Këto janë  gjëra të cilat ne jemi duke i analizuar  dhe duke u munduar që të ndërtojmë  aftësi të reja. Ai do të evoluojë gjatë  kohës. Mendoj se do të ekzistojnë disa  platforma dhe besoj se ne do të jemi  pjesë e tyre”, ka përfunduar Gladden.

Lajmet e fundit>