Harduer

Tabletët – pajisjet më të preferuara më 2016

May 8 2012
0 Shpërndarje
Tabletët – pajisjet më të preferuara më 2016

Tabletët do të bëhen pajisjet kryesore kompjuterike të njerëzve brenda katër viteve parashohin analistët nga Forrester Research.

Deri në vitin 2016 do të shiten rreth 375 milionë tabletë në tërë globin, derisa vitin e kaluar kjo shifër ishte 56 milionë. Parashikimet janë gati dyfish nga shifrat që parashikonte kompania hulumtuese IDC sipas të cilës në vitin 2016 do të shiteshin rreth 200 milionë tabletë.

Është një arsye e madhe për dallimin ndërmjet këtyre dy parashikimeve. Në raportin e Frank Gillett për Forrester Research, tabletët shihen si pajisje në shumë ambiente dhe mungesa e ekranit vertikal, tastiera dhe ndjenja më natyrale për punë do ti bëjnë ato të pashmangshme nga jeta e përditshme dhe ajo profesionale, deklarojnë nga Forrester Research.

Gillett e përkufizon tabletin si një pajisje me ekran prej 7 deri 14 inç, peshë më të vogël se 800 gram, bateri deri tetë orë që mundëson kryerjen e operacioneve të ndryshme vazhdimisht.

Me gjithë rritjen e shitjeve të tabletëve, Gillett nuk pret ndalim të shitjeve të PC-ve. “Tabletët do të ndalojnë ritmin e shitjeve të laptopëve, por shitjet e PC-ve desktop do të rriten për nevojën e punës kreative që kërkon energji më të madhe për këto procese ose edhe ekran më të madh,” thotë Gillet.

Sipas tij, një e treta e tabletëve më 2016 do të jenë në dorë të përdoruesve biznesor. Deri atëherë në botë do të shiten rreth 760 milionë tabletë. /cio.al/

Lajmet e fundit>