Harduer

Tabletët me Android do të kalojnë iPad-ët më 2015

Mar 23 2012
0 Shpërndarje
Tabletët me Android do të kalojnë iPad-ët më 2015

Për momentin iPad-i i Apple të vetmin kufi duket ta ketë qiellin, por ky sukses i jashtëzakonshëm s’do të ndalojë tabletët me Android të udhëheqin këtë treg brenda tri viteve deklarojnë nga IDC.

Derisa Apple dominon tregun e tabletëve për momentin, përqindja në tregun global të tabletëve është duke u zvogëluar për shkak të tabletëve më të lirë si Kindle Fire i Amazon.

Apple ka shpërndarë 15.4 milionë iPad në çerekun e katërt të vitit 2011, që është më lartë se 11.1 milionë tabletë në çerekun e tretë. kompania kishte 54.7% të tregut global të tabletëve në çerekun e katërt që është më ultë se 61.5% sa ishte në çerekun e tretë të vitit, sipas raportit të IDC.

Tregu i Android po rritet duke dëmtuar iPad-in që operon në sistemin operativ mobil iOS të Apple.

“Si një tregtar i vetëm që shpërndan produkte me iOS, Apple do të mbetet dominues në këtë drejtim. Megjithatë, numri i tregtarëve të shpërndajnë tabletë më të lirë të bazuar në sistemin operativ Android të Google, do të kalojë kompaninë Apple në tregun global deri në vitin 2015,” deklaron analisti i IDC-së, Tom Mainelli.

Por, raporti megjithatë sjell diçka pozitive për Apple. Sistemi operativ iOS do të mbetet më i frytshmi në të ardhura deri në vitin 2016, parashohin në raportin e IDC.

Zhvillimi më i madh në tregun e tabletëve vitin e kaluar ishte futja e Amazon në këtë treg. Kjo kompani shpërndau 4.7 milionë njësi të tabletit të saj Kindle Fire në çerekun e katërt, shifër që mjafton për të zënë vendin e dytë në tregun global me 16.8%.

Në fakt suksesi i Kindle Fire ishte katalizatori kryesor në suksesin e Android, përqindja të cilit sistem operativ u rrit nga 32.3% në 44.6% nga çereku i tretë në çerekun e katërt të vitit të kaluar. Kindle Fire operon me një sistem të ngjashëm dhe pak më të ndryshëm se Androidi i zakonshëm.

Edhe përqindja e Samsungut në treg u rrit nga 5.5% në 5.8% në çerekun e katërt, derisa Barnes&Nobles pësoi rënie nga 4.5% në 3.5%.

Në çerekun e katërt të vitit 2011, në tërë botën u shpërndan 28.2 milionë njësi, një rritje prej 155% në krahasim me vitin 2010. Raporti i IDC-së parasheh që shitjet totale të tabletëve në vitin 2012 do të jenë 106.1 milionë njësi, që është më shumë se 87.7 milionë njësi sa kishte qenë parashikimi i parë i IDC-së.

Lajmet e fundit>