Harduer

Tabletët e Microsoft përbëjnë 4.5% të totalit të dërguar për shitje në tremujorin e dytë

Aug 1 2013
0 Shpërndarje
Tabletët e Microsoft përbëjnë 4.5% të totalit të dërguar për shitje në tremujorin e dytë

Tableta MicrosoftGjatë tremujorit të dytë të këtij viti, sistemi operativ i Microsoft-it, Windows, ka arritur të përbëjë vetëm 4.5% të tregut të tabletëve, sipas një raporti të publikuar së fundmi nga Strategy Analytics.

Platforma mbetet dukshëm pas rivalëve si Android dhe iOS. Arsyeja kryesore për këtë mesa duket është mungesa e aplikacioneve, të paktën kur vjen puna tek Windows RT.

Megjithatë, firma kërkimore sugjeron se prania e Microsoft në tregun e tabletëve mund të rritet në tremujorin e tretë të viti, për shkak se çmimet e pajisjeve me Windows RT janë ulur nga të gjithë partnerët e Microsoft-it.

Vetë Microsoft ka ulur çmimet me rreth 150 $ ndërsa prodhuesit e tjerë edhe më tepër. Sigurisht, ato nuk janë edhe aq të lira, megjithatë janë mjaft të përballueshme krahasuar me konkurrentët. Mungesa e aplikacioneve vazhdon të mbetet problem, çka duket se nuk po tërheq as zhvilluesit, shkruhet në raportin e Strategy Analytics.

Në total, nga 51.7 milionë tabletë të dërguar për shitje në tremujorin e dytë të 2013-s, vetëm 2.3 ishin me Windows. Gjithsesi, rritja është e dukshme nëse do ta krahasonim me tremujorin e dytë të vitit të kaluar, kur Windows ishte prezent në vetëm 0.2 milion tabletë, ose 0.5% të të gjithë tabletëve të dërguar për shitje. (CIO Albanian)

Tags >

tablet
Lajmet e fundit>