Harduer

Tableta e Acer gati për shitje

Apr 8 2011
0 Shpërndarje
Tableta e Acer gati për shitje

Tableta e parë e Acer e bazuar në Android 3.0 do të filloj të shitet nga fundi i këtij muaji me një çmim prej 449$. Kjo u bë e ditur nga kompania Acer të premten.

Acer Iconia Tab A500 do të ketë një ekran 10.1 inç me aftësi Wi-Fi dhe do të filloj të shitet në tregun amerikan nga data 24 prill. Çmimi i kësaj tablete do të jetë më i ulët se çmimi i iPad2 të Apple.

Acer ka deklaruar se gjatë këtij muaji A500 do të filloj të shitet në mbarë botën. Gjithashtu është lajmëruar edhe versioni LTE (Long-Term Evolution) për A500 dhe W500 që do të punojnë me Windows 7, ndërsa datat e daljes së tyre në treg nuk janë kumtuar.
Tableta së pari është prezantuar gjatë muajit janar në Consumer Electronics Show në Las Vegas. Kjo tabletë ka procesorë dy bërthashëm Nvidia Tegra 2 me shpejtësi 1GHz, çip që është përdorur edhe në Xoom të Motorals dhe G-Slate tabletat e LG. Procesorët Tegra kanë bërthamë të fortë grafike dhe u mundësojnë përdoruesve të luajnë lojëra në definicionin e lartë dhe video 1080p.
Përdoruesit do të munden të shikojnë edhe video 720p në tabletë, dhe me anë të HDMI kabllos mund të lidhen me TV që të shohin video në formatin 1080p.
Tableta do të ofrojë deri në tetë orë të lojës ose shikimi të videove në definicionin e lartë, ose 10 orë surfim Wi-Fi në internet, me një të mbushur të baterisë. A500 peshon diku rreth 0.76 kilogram dhe trashësia më e hollë është 0.52 inç.
Tableta përfshin një kamerë të pasme 5 mega-piskelësh me flash dhe një kamerë të përparme 2 mega-pikselësh. Ajo vjen me 16 GB hapësirë për magazinim dhe një slot për kartela Micro SD me madhësi deri në 32 GB.

Lajmet e fundit>