Karriere

T-Mobile zgjidhet si kompania teknologjike e vitit nga CNN

Dec 27 2014
0 Shpërndarje
T-Mobile zgjidhet si kompania teknologjike e vitit nga CNN

t-mobileT-Mobile duket se ka pasur një vit të suksesshëm në SHBA. Sigurisht që Apple lançoi iWatch dhe Apple Pay, Microsoft ka lulëzuar nën drejtimin e Satya Nadella, Netflix ka zgjidhur problemet e shpejtësisë dhe Facebook dominoi tregun e rrjeteve sociale me anë të WhatsApp. Përfundimisht ka qenë një vit i shkëlqyer për teknologjinë. Por asnjë kompani tjetër nuk tronditi industrinë siç e bëri T-Mobile.

Për shkak të veprimeve të T-Mobile në vitin 2014, firmat e ofrimit të wirelessit kanë aplikuar një ulje çmimesh. Gjithashtu dhe rivalët e T-Mobile reduktuan çmimet e shërbimeve të tyre. Për herë të parë ka konkurrencë reale në këtë industri. Kompania u ofroi këtë vit konsumatorëve procese më të lehta të ndërrimit të telefonave dhe kohë bisedash falas me operatorët jashtë shtetit. Si rezultat T-Mobile është rritur me ritme të shpejta duke shtuar më shumë se 3.5 milion klientë gjatë këtij viti. Dhe përsa i përket tregut të wirelessit kjo kompani tashmë zotëron 18% të tregut në krahasim me 11% të vitit të kaluar.

Rrjeti 4G LTE nga T-Mobile mbulon 260 milion amerikanë dhe qëllimi i saj është që këtë vit që vjen kjo shifër të rritet në 300 milion të tillë. Nëqoftëse T-Mobile vazhdon me këto ritme me siguri suksesi nuk do ti ndahet dhe gjatë vitit 2015. Për të gjitha këto arsye CNN ka vendosur ta zgjedhë T-Mobile si kompaninë teknologjike të vitit 2014. (CIO Albanian)

Tags >

T-Mobile
Lajmet e fundit>