Business & Management

T-Mobile: Galaxy S III është pajisja më e shitur e të gjtha kohërave

Oct 10 2012
0 Shpërndarje
T-Mobile: Galaxy S III është pajisja më e shitur e të gjtha kohërave

Një postim i kohëve të fundit i kompanisë T-Mobile në llogarinë e saj në Twitter tregon se Galaxy S III është bërë pajisja më e shitur e të gjitha kohërave.

Është një zbulim interesant duke konsideruar se smartfoni nuk ka shumë kohë që ka dalë në treg. Fatkeqësisht T-Mobile nuk ka dhënë shifra zyrtare për të mbështetur deklaratën e dalë nga kompania.

Në fakt nuk është dhe aq e çuditshme duke konsideruar se T-Mobile është kompania e vetme që nuk shet iPhone.

T-Mobile po shikon mundësinë e rritjes së shitjeve

Smartfoni i Apple është në vend të parë në kompani si AT&T, Sprint dhe Verizon. Gjithsesi ky fakt nuk duhet të heqë vëmendjen nga arritja e kompanisë së katërt më të madhe me wireless.

Të fitosh në shitje kundrejt pajisjeve si G1 dhe të gjitha versioneve të SideKick dhe myTouch është mbresëlënëse. T-Mobile do të vazhdojë të rrisë shitjet dhe me siguri do të vazhdojë ta ofrojë smartfonin deri në 9 muajt e ardhshëm. Postimin e kompanisë T-Mobile në llogarinë e vet në Twitter mund ta shihni në fotografin më poshtë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>