Investim

Symantec blen LiveOffice

Jan 17 2012
0 Shpërndarje
Symantec blen LiveOffice

Kompania Symantec ka blerë LiveOffice, një ofrues i shërbimeve për arkivimin dhe magazinimin e të dhënave në teknologjinë cloud. Vlera e transaksionit kap shifrën prej 115 milionë dollarë.

Kompania LiveOffice është e bazuar në Kaliforni, dhe ofron shërbime të ndryshme për magazinimin dhe zbulimin e shërbimeve elektronike, për postë elektronike, mesazhe instante, media shoqërore, shpërndarje dosjesh dhe aplikacione tjera të ngjashme. Kompania punëson 20 mijë veta në 50 shtete.

Nga Symantec deklarojnë që kjo blerje do ti lejoj kompanisë të vendos informata për produktet e tyre, duke i mundësuar konsumatorëve të tyre që nëse e shohin të nevojshme të ruajnë informata në qendrat e të dhënave të Symantec.

LiveOffice tashmë është i integruar në Clearwell eDiscovery Platform, që koordinon mbledhjen e informatave për veprime të ndryshme si çështjet gjyqësore. Clearwell është blerë nga Symantec në korrik të vitit 2012.

LiveOffice ofron hapësirë të pakufizuar përdoruesve të tyre, të cilët paguajnë një çmim të caktuar mujor. Aplikacionet e bazuara të këtij shërbimi zakonisht janë të lidhur me programe të tjera të ngjashme si Microsoft Office 365, Google Apps, Salesforce.com dhe Dropbox.

Lajmet e fundit>