Siguri

Symantec: Aplikacionet e Facebook kanë lëshuar informata

May 11 2011
0 Shpërndarje
Symantec: Aplikacionet e Facebook kanë lëshuar informata

altNjë “vrimë” programimi në uebfaqen e Facebook-ut mund t’u ketë ofruar reklamuesve dhe të tjerëve qasje në informata personale të përdoruesve, sipas një rezultati të hulumtimeve të Symantec.

Ata kanë postuar detaje të këtij problemi gjatë javës duke deklaruar që ky problem ka prekur afër 100 mijë aplikacione gjatë viteve të fundit.
Sipas Symantec, disa aplikacione Facebooku në mënyrë të pavetëdijshme u kanë dhënë reklamuesve token për qasje në llogaritë e Facebook në ueb. “Tokenët për qasje janë një kombinim numrash dhe shkronjash që u jepen juve nga aplikacionet e ndryshme në Facebook. Secilit token është i lidhur me një kombinim autorizimesh, sikur leximi në murin tuaj, qasje në profilin e miqve tuaj, postimi në murin tuaj, etj.” thuhet në raport.
Përdoruesit zakonisht u lejon këto autorizime aplikacioneve të Facebook ashtu që ato të mund të bëjnë gjëra të ndryshme si të shkruajnë në muret e profilit, por me dorëzimin e këtyre tokenëve, zhvilluesit e aplikacioneve padijeni po u jepnin reklamueseve ose kompanive analitikë online një mundësi për të marrë informata shtesë.
“Ne kemi vlerësuar se gjatë viteve, qindra mijëra aplikacione mund të kenë dorëzuar token palëve të treta” – deklarojnë nga Symantec.
Ndërsa nga Facebook nuk komentojnë këtë ngjarje. Që nga viti 2007 Facebook ka hapur mundësinë për palët e treta që zhvillojnë aplikacione, dhe ka qenë njëri nga hapat kryesor për suksesin e faqes. Por, ekspertët e sigurisë kanë thënë që përdoruesit duhet të jenë të kujdesshëm që të autorizojnë vetëm ato aplikacione të Facebook që vërtetë dëshirojnë ti përdorin.
Facebook tani ka rregulluar problemin, por akoma mund të jetë një problem i madh për përdoruesit, sipas Symantec. Kjo sepse këta token akoma mund të jenë në qarkullim, të ruajtur nëpër dosjet log në serverë ose në vende tjera në Ueb.

Lajmet e fundit>