Business & Management

SurveyMonkey lançon produktin e parë të fokusuar ndaj biznesit

Nov 19 2013
0 Shpërndarje
SurveyMonkey lançon produktin e parë të fokusuar ndaj biznesit

sm-ent-groupsummarySurveyMonkey, shërbim që mundëson krijimin e anketave on line, ekziston në ueb prej një dekade dhe sipas shefit ekzekutiv të kompanisë Dave Goldberg, po përdoret gjithnjë e më shumë nga bizneset.

Deri tani kompania nuk kishte ofruar asnjë plan të veçantë apo funksionalitete të fokusuara tek bizneset pasi edhe po të duhej të përdorje Surveymonkey në një korporatë gjigante përsëri do të regjistroheshe me një llogari individuale.

Kjo do të ndryshojë duke filluar që sot, me lançimin e produktit SurveyMonkey Enterprise. Nëpërmjet tij bizneset do të pajisen me një metodë të re menaxhimi të përdoruesve, do të kryejnë një pagesë të vetme për të gjithë këta përdorues dhe do të zotërojnë të gjitha të dhënat e mbledhura nga anketat e tyre.

Goldberg është shprehur se këto cilësi të reja të shërbimit janë rezultat i kërkesës së shpeshtë të përdoruesve ekzistues të SurveyMonkey dhe klientëve potencialë të cilët nuk preferonin të regjistroheshin derisa të zgjidheshin “problemet e kontrollit të të dhënave”.

Kompania nuk e ka lançuar më parë këtë produkt pasi nuk e ka ndjerë të nevojshme. Vlen të theksohet se për të suportuar planet e reja dhe këto funksionalitete duhej që arkitektura e teknologjisë të rindërtohej nga fillimi, një proces që ka zgjatur disa vite.

Sipas shefit ekzekutiv të kompanisë, në vazhdimësi pritet të lançohen më tepër produkte që do të përfitojnë nga kjo arkitekturë. Ai gjithashtu e cilësoi këtë lançim si pjesë të një trendi të ri të ashtuquajtur “konsumerizimi i kompanisë” që ka të bëjë me përpjekjen e kompanive për të adoptuar produktet që përdoren në masë nga konsumatorët.

Kjo nuk do të thotë se më parë SurveyMonkey ka qenë e fokusuar vetëm tek konsumatorët përkundrazi, Goldgberg e ka përshkruar atë si një produkt hibrid për konsumatorët dhe modelet e biznesit të kompanive. Pavarësisht se shitet ndaj individëve, në përgjithësi përdoret në “kontekstin e punës”.

Kompania ofron tashmë planin “Platinium” me karakteristika të tilla si suport për telefonin dhe standardin e mbrojtjes së të dhënave sensitive (Platinium do të përfshihet edhe në SurveyMonkey Enterprise ). (CIO Albanian)

Tags >

biznes
Lajmet e fundit>