Internet

SurveyMonkey lançon portalin Mashery me fuqi zhvilluese dhe API të reja

Mar 3 2013
0 Shpërndarje
SurveyMonkey lançon portalin Mashery me fuqi zhvilluese dhe API të reja

surveymonkeySurveyMonkey, një ofrues i anketave online që tani ka një vlerë prej 1 miliardë $, ka bashkëpunuar me Mashery në një inciativë për të lançuar një portal zhvilluesi dhe një API të re.

Me këtë prodhim SurveryMonkey gjithashtu lajmëron që do integrohet në një panel të quajtur HootSuite nga fundi i këtij tremujori. Siç mund ta prisnit API-t e SurveryMonkey i lejojnë zhviiluesit të fusin funksionalitet e anketimit në aplikacionet e tyre.

Me HootSuite, do të jetë më i thjeshtë krijimi dhe ndarja e anketimeve në rrjetet e ndryshme sociale, pothuajse njësoj siç po vepron Poptip në Twitter. Raste të tjera përdorimi, sipas SurveyMonkey, përfshijnë “krijimi i lajmërimeve mbështetëse të konsumatorit bazuar në përgjigje” dhe “gjenerimi direkt i etiketimeve demografike nga përgjigjet.”

Partnerët e tjerë të SurveyMonkey përfshijnë MailChimp, Eventbrite, GroSocial, ActiveCampaign, CleverReach edhe Mad Mimi. Disa nga këto kompani presin shfrytëzimin e avantazheve të këtyre API-ve.

SurveyMonkey vë në dukje se ka në plan të shtoj disa metoda të tjera tek API, si “funksionalitet të kthimit mbrapsht, që pretendohet ta fusë në të ardhmen i cili do të lajmërojë në mënyrë asikrone aplikacionet me përgjigjet e anketave të reja”. (CIO Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>