Siguri

Sulmuesit preferojnë rrjetet shoqërore dhe URL-të e shkurtuara

Apr 5 2011
0 Shpërndarje
Sulmuesit preferojnë rrjetet shoqërore dhe URL-të e shkurtuara

Faqet e rrjeteve shoqërore dhe URL-të e shkurtra janë bërë teknologjitë e preferuara për artistët e scam që të joshin viktimat për tek uebfaqet që provojnë të vendosin malware ose të lansojnë sulm, thuhet në raportin e publikuar sot nga Symantec. “Një mënyrë e preferuar për të shpërndarë sulme dhe për të kompromentuar profil është postimi i linqeve për në faqet malinje nga ai profil ashtu që kinqet paraqiten në feed-in e lajmeve tek miqtë e viktimës.

Për më tepër, sulmuesit janë duke përdorur në sasi të shtuar URL-të e shkurtuara për këtë sepse linku aktual është fshehur nga përdoruesi” – thuhet në raportin “Symantec Internet Security Threat Report: Trends for 2010.”

Raporti është përmbledhja vjetore e Symantec për trendët në llojet e sulmeve online të paraqitura gjatë vitit të kaluar. Përderisa ngjarje të mëdha si krimbi Stuxnet që ka sulmuar sistemet kontrolluese industriale në Iran kanë zënë vend në kryetitujt e vitit 2010, kishte edhe disa ndryshime në rritje sa i përket metodave të sulmeve që prekin miliona përdorues interneti.

Komprometimi i profileve në rrjetet shoqërore dhe përdorimi i URL-ëve të shkurtra është kthyer në një vektor kryesor për sulme, thuhet në raport. URL-të e shkurtra, edhe pse nuk janë të dëmshme për vetveten, janë bërë të preferuarat për sulmuesit si “një mjet shtesë për fshehje ose maskimin e tyre”.

Përderisa raporti i Symantec nuk specifikon ndonjë emër të faqeve të rrjeteve-shoqërore, si Facebook, thekson që tentimet më të mëdha për mashtrimin e njerëzve për të vizituar të ashtuquajturat faqet për shkarkime të mbushura me malware tani janë duke u realizuar me anë të rrjeteve-shoqërore.

Lajmet e fundit>