Siguri

Sulmohet edhe Sega

Jun 20 2011
0 Shpërndarje
Sulmohet edhe Sega

altSulmet e hakerëve dhe vjedhja e informatave së fundmi është bërë një gjë e zakonshme mesa duket. Pas problemeve të rrjetit të Sony-t, sulmeve të shumta të Anonymous dhe LulzSec, problemeve të Google me autoritetet kineze, edhe Sega është futur në rendin e kompanive të dëmtuara nga hakerët.

Kompania e video lojërave kishte një bazë të të dhënave me rreth 1.3 milionë konsumatorë, ku përfshiheshin emrat, ditëlindjet, adresat e postës elektronike, dhe fjalëkalimet e koduara. Të gjitha këto kanë rënë në dorë të hakerëve.

Mediat japoneze kanë marrë konfirmimin për lajmin nga zyrtarë të lartë të kompanisë, ndërsa një uebfaqe publikoi edhe e-mailin zyrtar të cilin kompania Sega ua kishte dërguar përdoruesve të regjistruar të Sega Pass, rrjetit të lojërave të Segas, të premten me të cilin i njoftonte për sulmin. Kompania rekomandon që përdoruesit të ndryshojnë e-mailin dhe fjalëkalimin që përdorin për t’u qasur në uebfaqe, dhe gjithashtu duhet të jenë të kujdesshëm të mos japin informatat personale palëve të treta që kërkojnë ato pasi mund të përfshihen në transaksione mashtruese.

Lajmet e fundit>