Siguri

Sulmohen faqet me kod të hapur për e-tregti

Jul 29 2011
0 Shpërndarje
Sulmohen faqet me kod të hapur për e-tregti

Rreth 100,000 uebfaqe për tregti elektronike të bazuara në softuere për tregti elektronike me kod të hapur burimor (open source) të OS Commerce janë sulmuar me malware me anë të një sulmi injektues iFrame, sipas firmës për siguri Armorize.

Sulmet e vazhdueshme injektuese kundër faqeve për tregti elektronike duket se kanë bazën në Ukrainë. Faqet që janë sulmuar me sukses tani kanë malware në përmbajtjen e tyre që më pas përdoret për të sulmuar vizitorët e këtyre uebfaqeve.

Wayne Huang, CTO në Armorize deklaroi se ky sulm ka qenë shumë më i gjerë se sa ai i ngjashmi para tri viteve. Sipas tij, sulmuesit kanë gjetur një vrimë në softuerët me kod të hapur të cilën po e përdorin për të sulmuar softuerët e ndërtuar në këtë teknologji.

Sipas uebfaqes zyrtare të kompanisë OS Commerce prodhimet e tyre, përdoren në 249,500 dyqane të cilat kryesisht përdorin softuerin e tyre Online Merchant që shpërndahet nën licencën GNU (General Public License).

Nga kompania OS Commerce nuk ka patur ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me sulmet e fundit.

Lajmet e fundit>