Siguri

Sulmi i WannaCry ka kompromentuar disa banka Ruse

May 19 2017
0 Shpërndarje
Javën e kaluar banka më e madhe e vendit, Sberbank, tha se ishte sulmuar nga një virus por që nuk kishin arritur të futesin në sisteme. Sulmi i WannaCry ka kompromentuar disa banka Ruse

Ransomware i cili tronditi botën javë e kaluar ka kompromentuar sistemet e disa bankave Ruse u shprehën zyrtarët e Bankës Qendrore të këtij vendi ditën e Premte.

Në një qëndrim zyrtar, banka qendrore tha se pasojat e sulmeve janë adresuar me shpejtësi dhe efikasitet të lartë. Ajo tha se kishte dërguar rekomandime pranë bankave të tjera Ruse.

Javën e kaluar banka më e madhe e vendit, Sberbank, tha se ishte sulmuar nga një virus por që nuk kishin arritur të futesin në sisteme.

Marrëdhënia e Rusisë me krimin kibernetik ka qenë në shënjestër të zyrtarëve të inteligjencës Amerikane të cilët akuzojnë hakerat Rusë se kanë ndihmuar Donald Trump duke hakuar serverat e partisë demokratike.

Kremlini ka mohuar vazhdimisht akuzat. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>