Siguri

Sulmet kibernetike në Korenë e Jugut dyshohet se jenë realizuar nga profesionistët

Apr 1 2013
0 Shpërndarje
Sulmet kibernetike në Korenë e Jugut dyshohet se jenë realizuar nga profesionistët

Security firmSipas ofruesit të shërbimeve për siguri, njerëzit prapa sulmeve kibernetike kundër tri bankave dhe dy transmetuesve në Kore Jugore me gjasë janë punëtorë të punësuar të një organizate të vetme.

Për më tepër, Symantec thotë që gjeti një lidhje mes sulmit të fundit dhe njërit të lëshuar kundër institucioneve qeveritare të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë Jugore në vitin 2011.

Lidhja ishte në kodin e përdorur për të hapur një derë të pasme, ose kanal komunikimi, që i mundëson serverit për urdhërim dhe kontrollim që të shkarkojë skedarë dhe të bartë urdhra.

“Ne besojmë që ata janë të ngjashëm,” tha Satnam Narang, i cili është menaxher i Symantec Security Response, i dyerve të pasme të përdorura në secilin prej sulmeve.

Symantec beson që njerëzit që ndodhen prapa të dy palëve të sulmeve ishin thjesht duke e bërë punën e tyre, sepse rruga për direktoriumin e skedarit të derës së pasme që dërgonte tek kodi ishte hartuar në disk në kompjuterin e krijuesit.

Rruga përfshinte “Z:\work”, një indikacion që një profesionist ishte duke e bërë në një folder punues.

“Personi i cili vendosi kodin në një folder të quajtur punë është me siguri një profesionist, në vend se të jetë thjesht dikush duke e bërë atë për hir për ta bërë për të,” tha Narang. “Duke u bazuar në këtë ne mendojmë që dikush ose ishte paguar ose urdhëruar që të kryejë sulme të tilla ose si një kontraktues ose si një punëtor. Ky është rrjedhimi.” (CIO Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>