Mobile

Sukseset s’ka të ndalur për Apple

Aug 1 2011
0 Shpërndarje
Sukseset s’ka të ndalur për Apple

Apple ka zënë pozitën e kompanisë që ka shitur më së shumti celularë gjatë çerekut të dytë fiskal të këtij viti. Ky sukses duket të jetë i jashtëzakonshëm pasi kompania edhe pse ka vetëm një lloj celulari në treg, ajo ka arritur të shes më shumë se disa kompani që shesin një gamë të gjerë celularësh. Sipas sondazhit të fundit të Strategy Analytics, Apple është kompania që ka shitur më së shumti celularë dhe njëkohësisht ka pasur edhe të hyrat dhe profitin më të lartë.

Apple ka shitur 20.3 milionë celularë, para Samsungut me 19.2 milionë. Nokia është renditur e treta me 16.7 milionë celularë, ndërsa kompanitë tjera së bashku kanë shitur 53.8 milionë celularë. Gjatë këtij çereku fiskal sipas Strategy Analytics janë shitur gjithsej 110 milionë celular që është dyfish më shumë se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Në atë kohë, Nokia kishte 23.8 milionë celular të shitur, derisa Apple kishte shitur vetëm 8.4 milionë iPhone.

Apple ka fituar edhe pjesën më të madhe të tregut të celularëve. Në çerekun e dytë, Apple kishte treg prej 18.5%, para Samsung me 17.5% dhe Nokias me 15.2%. Derisa Apple është ngritur për 5%, nga 13.5% treg sa kishte në të njëjtën kohë vitin e kaluar, Nokia ka rënë nga 38.1% në 15.2%. Ngritje ka shënuar edhe Samsung nga 5% në 17.5%.

E suksesi i Apple duket se do të vazhdoj edhe në të ardhmen. Sipas një sondazhi tjetër të realizuar nga PriceGrabber së paku 35% e konsumatorëve amerikan do të blinin iPhone 5. Nga ky numër, 51% planifikojnë të blejnë iPhone 5 në vitin e parë të daljes në treg, 30% brenda këtij viti, dhe 14% gjatë muajit të parë. Derisa ka edhe prej atyre që mezi presin mrekullinë e fundit të Steve Jobs pasi 7% e të anketuarve do të blinin iPhone 5 brenda javës së parë të daljes në treg.

Nga ky sondazh, më shumë se 50% e të anketuarve presin bateri më të mirë dhe reduktim në kosto, derisa 40% e tyre dëshirojnë lidhje 4G, ekran më të madh dhe një kamerë më të mirë.

Sondazhi është realizuar nga data 1 deri në 11 korrik të këtij viti me 2,852 konsumatorë amerikan.

Lajmet e fundit>