Microsoft

Studimi më i fundit mbi lidershipin përcakton Microsoft si kompaninë më të suksesshme

Sep 21 2013
0 Shpërndarje
Studimi më i fundit mbi lidershipin përcakton Microsoft si kompaninë më të suksesshme

Microsoft logoooSë fundmi është kryer një studim i cili ka kaklasifikuar 20 kompanitë më të mira në botë përsa i përket lidershipit. Në sektorin e teknologjisë Microsoft është kompania që është vlerësuar më tepër madje është renditur e dyta në këtë klasifikim.

Përzgjedhja është bazuar në praktikat më të mira të lidershipit. Sipas studimit fituese kanë qenë ato kompani që kanë mundur demonstrojnë aftësinë e tyre për t’u fokusuar në praktikat e suksesshme operacionale duke përcjellë në mënyrën e duhur te konsumatori produktet aktuale dhe inovacionin. Kjo do të thotë se në të njejtën kohë kompanitë duhet të ndërtojnë suksesin e të ardhmes.

Microsoft është renditur i dyti pas Proctor & Gamble dhe ishte një prej 9 kompanive teknologjike të përfshira në këtë klasifikim. Kompanitë e tjera teknologjike të përfshira në klasifikim kanë qenë IBM, Telefonica, Facebook, Intel, Samsung, 3M, Siemens dhe Oracle.

Ky studim është me vlerë pasi zhvillimet e fundit kanë treguar se lidershipi dhe kultivimi i tij shërbejnë për kapërcimin e vështirësive ekonomike. Për këtë arsye rreth 65% e liderëve më të suksesshëmnë botë harxhojnë një pjesë të mirë të kohës duke trajnuar liderë të rinj për të kultivuar sa më tepër të tillë.

NJë fakt tjetër interesant i zbuluar nga studimi ka të bëjë me përqëndrimin e kompanive Europiane në përmirësimin e produkteve ekzistuese më tepër se sa te inovacioni dhe prezantimi i produkteve të reja. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>