Slider

Studim: WAN-et (Wide Area Network) kërkojnë më tepër vëmendje

Feb 8 2014
0 Shpërndarje
Studim: WAN-et (Wide Area Network) kërkojnë më tepër vëmendje

WAN_encryption_1Rreth 9 nga 10 persona të anketuar që i përkisnin profesionistëve të IT-së në sondazhin e Talari Networks kanë thënë se wide area network përbënte problem për aplikacionet e rëndësishme të biznesit qoftë në raste jo të shpeshta apo qoftë edhe në raste të shpeshta.

Në sondazh morën pjesë mbi 200 profesionistë të cilët nxorrën në pah natyrën jo shumë të vlerësuar, shpeshherë edhe e neglizhuar, të rolit të WAN-it në shumë organizata të IT-së. Vëtem një në pesë persona thanë se menaxherët e konsideronin WAN-in si një aset strategjik.

Kjo tregon se ekziston një mungesë lidhjeje, madje edhe e fortë, mes menaxhimit dhe IT-së. Probleme të tilla me WAN-in jo vetëm që degradojnë performancën e rrjetit, por njëkohësisht mund të ngrijnë punën e kompanisë, çka sjell humbje të ardhurash dhe njëkohësisht edhe largim të klientëve.

Nga ana tjetër, nga sondazhi doli në pah se 45% e të anketuarve prisnin që buxheti për WAN-in të rritej, krahasuar me 15% që mendonin se do të ulej. Megjithatë, pavarësisht këtyre shifrave optimiste në përgjithësi, pjesa e mbetur është treguar më indiferente duke besuar se buxheti nuk do të pësonte ndonjë ndryshim.

Sondazhi hyri edhe më në brendësi të teknologjive WAN. Më e zakonshmja ishte interneti dhe MPLS-të, ndërkohë që “relay frame” dhe ATM-të ngeleshin më prapa. Interneti është parashikuar të rritet më shpejt se MPLS-të.

Për sa i përket shërbimeve të bazuara në ueb, aktori më nxitës për kërkesën në WAN ishin aplikacionet e public cloud. Çështjet më shqetësuese për teknologjinë në internet cilësoheshin siguria me 27% të përgjigjjeve dhe koha e punës me 28%. Përdoruesit e MPLS-ve ishin më të shqetësuar mbi kostot (43%) dhe koha e punës (24%). (CIO Albanian)

Tags >

WAN
Lajmet e fundit>