Karriere

Studim: Shumicës së CEO-ve u mungon vizioni dhe lidershipi mbi teknologjinë

Oct 13 2013
0 Shpërndarje
Studim: Shumicës së CEO-ve u mungon vizioni dhe lidershipi mbi teknologjinë

CEOKa shumë CEO(drejtues ekzekutv) të cilët nuk po ia dalin do t’i çojnë përpara kompanitë e tyre duke përdorur në mënyrë efektive teknologjitë e reja kompjuterike, çka i pengon kompanitë e tyre të bëjnë përmirësimet e duhura në organizatë. Këto janë përfundimet e studimit të fundit të realizuar nga MIT Sloan Management Review and Capgemini Consulting.

Studimi është bazuar në një sondazh të drejtuar mbi 1500 ekzekutivëve dhe menaxherëve në gjithë botën. Sipas raportit, transformimi dixhital është pjesë e rëndësishme e synimeve që duhet të ketë një kompani. Në të përfshihen ristrukturimet e proceseve të biznesit përmes përdorimit të mediave sociale, mobile-it, analizave dhe statistikave online etj.

Por a e kuptojnë këtë gjë ekzekutivët? Ata duhet të zhvillojnë vizionin dhe lidershipin e tyre në mënyrë që të krijojnë stafin, hartën e punës dhe përkushtimin për ta realizuar atë. Autorët e studimit, shprehen se transformimi dixhital duhet të fillojë nga kreu i kompanisë e më pas të përhapet në nivelet e tjera. 63% e të anketuarve e përshkruan teknologjinë e ndryshimit në kompanitë e tyre si “shumë të ngadaltë” për shkak të vetëkënaqësisë, pra të mësuarit me një stil të caktuar pune. Lidershipi për një CEO është jetik, shkruhet në raport.

Ata duhet të shohin se ku gjenden konkurrentët e tyre në aspektin e teknologjisë, të ndërtojnë një strategji të fuqishme dhe të qartë, të vendosin qëllime specifike dhe të kryejnë matje konkrete. Vetëm në këtë mënyrë mund të marrin vendimin e duhur, nëse ia vlen të investojnë apo jo.

Një nga mënyrat më të mira për ta arritur këtë gjë është të nisesh nga pikat e forta. CEO-t mund të studiojnë se cilat janë asetet më të forta të kompanisë dhe se si mund të zgjerohen apo forcohen ato më tej përmes mjeteve dixhitale. Po ashtu, nuk duhet të gënjehen nga “bukuria e pajisjeve” apo të bien dakord me prodhuesit e pajisjeve dixhitale pa studiuar më parë produktet e tyre me imtësi. Në sondazh rezulton gjithashtu se 80% e të anketuarve mendojnë se do të jetë shumë e rëndësishme që kompania e tyre të kalojë një transformim dixhital brenda dy viteve të ardhshme.

MIT Sloan Management Review and Capgemini Consulting vlerësoi vetëm 15% të kompanive ku punonin të anketuarit me përcaktimin “Digirati,” niveli më i lartë i sofistikimit teknologjik. Këto ishin kompanitë ku CEO-t kishin një vizion largpamës si dhe zotëronin potencialin për të adaptuar siç duhet teknologjitë e reja. 6% u vlerësuan si Fashionista,” një shkallë më poshtë në klasifikim.

Këto kompani i adaptojnë të rejat e teknologjisë, por kanë vështirësi në koordinimin e përpjekjeve. Më pas vinte grupi “Conservative,” i cili përfshinte 14% të kompanive. Në këtë grup përfshihen ato organizata që janë disi të mbyllura dhe stepen para teknologjive të reja. Pjesa më e madhe e kompanive, 66% prej tyre, u vlerësuan në nivelin “Beginner”, cka do të thotë se ato përdorin e-mailin dhe uebin, së bashku me softuerët e ndërmarrjeve, por nuk janë shumë të dhëna pas mediave sociale apo analizave. (CIO Albanian)

Tags >

CEO
Lajmet e fundit>