Marketing

Studim: Industria e marketingut dixhital vlen 62 miliardë $ në SHBA

Oct 17 2013
0 Shpërndarje
Studim: Industria e marketingut dixhital vlen 62 miliardë $ në SHBA

digital-marketingGjate viteve të fundit, industria e marketingut online është shndërruar në një industri që po lulëzon çdo ditë e më shumë. Por sa e madhe është vërtet ajo dhe sa vlen realisht? 62 miliardë $ në SHBA gjatë vitit 2012, sipas një studimi të fundit.

Studimi është publikuar të hënën nga Direct Marketing Association dhe është kryer nga dy profesorë, njëri i Universitetit të Harvardit dhe tjetri nga Universiteti Columbia. Në të janë marrë në studim 650 kompani me të dhënat e tyre të biznesit.

Në studim u analizuan të dhënat e tregut, përfshi të ardhurat e gjeneruara nga reklamat online, nga shenjëstrimet e kryera përmes e-maileve si dhe nga ato që përfitojnë publikuesit nga shitja e informacionit tek komisionerët.

U morën në studim si marketingu direkt online ashtu edhe ai offline. Marketingu i zakonshëm offline, vlente rreth 93.6 miliardë $ në vitin 2012, shkruhet në studim. Industria dixhitale nga ana tjetër, përfshin firmat që vendosin “cookies” nëpër uebfaqe, kompanitë që ndihmojnë në targetimin e reklamave përmes adresave të e-mailit që ofrojnë vetë përdoruesit si dhe gjigandët e uebit të cilët gjurmojnë blerjet e përdoruesit apo kërkimet e tij për të servirur reklamat.

Ajo që vihet re është se marketingu online dhe ai offline po shkrihen me njëri-tjetrin. Çdo ditë e më shumë ata po plotësojnë njëri-tjetrin duke krijuar edhe forma të reja të reklamave dixhitale, përfshi ato mobile, të cilat deri tani përbëjnë vetëm 2% të tregut, shprehen kërkuesit. (CIO Albanian)

Tags >

marketing
Lajmet e fundit>