Karriere

Studim: Facebook mund të dëmtojë mirëqenien tuaj

Aug 21 2013
0 Shpërndarje
Studim: Facebook mund të dëmtojë mirëqenien tuaj

facebook unhappinessNjë studim i ri akademik vlerëson se përdorimi i rrjetit social më të madh në botë mund të dëmtojë gëzimin dhe mirëqenien e përdoruesve. Gjithashtu nga studimi ishte konstatuar se Facebook ka një impakt negativ në gjendjen shpirtërore qoftë aktualisht apo qoftë gjatë një periudhe shumë të gjatë kohore.

Kërkuesit nga Universiteti i Miciganit pyetën rreth 82 të rritu , rreth shpeshtësisë së përdorimit të Facebook-ut dhe ndjesitë që ata përjetojnë. Për rreth dy javë kërkuesit dërguan mesazhe ditore me këto pyetje duke mbledhë të dhëna nga të anketuarit.

Ky studim u drejtua nga Ethan Kross, drejtuesi i laboratorit të Kontrollit Vetjak dhe Emocional. “Në sipërfaqe duket sikur Facebook realisht ofron përmbushje emocionale duke i bashkua njerëzit me njëri – tjetrin” – thuhej në studim. “Por studimi I fundit tregon se ndoshta Facebook shkakton të kundërtën e ndjesisë, dhe minon mirëqenien e përdoruesit. “ Gjithashtu kërkuesit zbuluan se sa më shpesh ta përdorin ata Facebook-un, aq më keq do ndihen qoftë në periudha afatgjata qoftë në periudha të shkurtra. Gjithsesi studimi liston gjithashtu edhe disa mangësi.

Edhe pse përdoruesit raportuan ulje të kënaqësisë në rast rritjeje të përdorimit të Facebook-ut, lidhja ishte shumë e ulët, pra ndoshta nuk ka nevojë ta fshini direkt llogarinë tuaj në rrjetin social më të madh në botë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>