IT Organizate

Studentët e informatikës, “diktat” në provimet e vjeshtës

Oct 6 2012
0 Shpërndarje
Studentët e informatikës, “diktat” në provimet e vjeshtës

Studentët e degës së Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës janë përballur me një “surprizë” të hidhur: për të gjitha provimet e mbartura në sezonin e vjeshtës fakulteti ka vendosur në dispozicion vetëm një datë, pikërisht datën e sotme, 6 Tetor.

Shqetësimi është ngritur nga vetë studentët e këtij fakulteti, që i janë drejtuar portalit uneflas.al për të shprehur indinjatën e tyre.

Për më tepër, sipas studentëve, njoftimi është bërë vetëm mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20.00. Madje, të gjithë studentëve ju është vënë në dispozicion vetëm një sallë dhe një orar.

Çështja bëhet më serioze nga fakti që shumë studentë kanë më shumë se një provim për të dhënë.

Duke mos pasur mundësinë praktike për t’i dhënë të dyja provimet, si rrjedhojë e vendimit për një datë, një orë dhe një sallë, studentët mund të japin vetëm një provim dhe janë të detyruar ta mbartin përsëri provimin e mbetur për sezonin e ardhshëm. (CIO Albanian)

Tags >

Shqipëri
Lajmet e fundit>