Aplikacione

Strategjia e re e BlackBerry-it: Përqëndrimi tek zhvillimi i shërbimeve softuerike

Dec 5 2013
0 Shpërndarje
Strategjia e re e BlackBerry-it: Përqëndrimi tek zhvillimi i shërbimeve softuerike

BlackBerry 10Si rezultat i popullaritetit të shërbimit BBM (BlackBerry Messenger), ka të ngjarë që BlackBerry të fillojë të përqëndrohet më tepër në zhvillimin e shërbimeve softuerike sesa të pajisjeve harduerike.

Sipas kompanisë, pas lançimit të fundit të BBM për Android dhe iOS, BlackBerry disponon mbi 80 milion përdorues aktivë mujorë duke përfshirë këtu rreth 20 milion përdorues të rinj të siguruar nga platformat Android dhe iOS.

Përveç këtij suksesi, vlen të përmendim edhe faktin që BlackBerry ka filluar të bashkëpunojë me prodhuesit e smartfonëve Android në Indonezi, Indi dhe në tregje të tjera në zhvillim si Afrika, Lindja e Mesme dhe Amerika Latine për të mundësuar instalimin paraprak në pajisjet Android që shiten në këto vende.

Ka mundësi që BlackBerry të krijojë edhe një kanal direkt marketingu ose reklamimi nëpërmjet shërbimit të lançuar së fundmi BBM Channels që është një shtesë e shërbimit BBM. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>