IT Organizate

Strategjia e kostos së ultë të Apple

Aug 5 2011
0 Shpërndarje
Strategjia e kostos së ultë të Apple

Konkurrenca nuk po arrin assesi të përballoj çmimet e Apple në tabletë dhe ultrabooks. Pos, çmimeve konkurrenca akoma nuk po arrin nivelet e performancës dhe shërbimeve që ofrojnë produktet e Apple. Padyshim që kjo strategji po ka sukses të jashtëzakonshëm pasi vet kompania në raportet e fundit financiare deklaronte që ka më shumë rezerva parash se sa vet qeveria e SHBA-ve.

Tabletët

Akoma askush nuk po mund të konkurroj çmimin prej 499$ për iPad 2. Të gjithë produktet tjera që synojnë të zëvendësojnë iPad 2, janë më të ngadalta, më me vrima, më të rënda, më të nxehta dhe kanë jetë më të shkurtë baterie. Disa kanë arritur të gjejnë çmime më të ulëta për pajisjet e tyre si Samsung për pajisjen Samsung Galaxy Tab që vjen për 435$, por ka një ekran më të vogël, 7 inç. Dhe sidoqoftë Android po fiton luftën për më së shumti malware në platformë, një luftë të cilën Apple do ta dorëzonte me kënaqësi.

Ultrabooks

Intel po shtyn përpara zhvillimin e ultrabooks një emër që përshtatet me MacBook Air të ri. Por, ndërtimi i një ultrabook bazuar në sugjerimet teknike të Intel s’do të mund të ulte çmimin dhe të mbante performancë të ngjashme me MacBook Air të Apple. Nëse Inteli redukton çmimet atëherë edhe shitësit mund të ulnin çmimet nën 1,000$ për ultrabook-ët e tyre.

Ekranet

Ju s’mund të blini lirë një ekran Thunderbolt të Apple 27 inçësh me rezolucion 2560×1440. Samsung ka lajmëruar një ekran, S27A850D që mund të kushtoj nja 100 dollarë më pak. Megjithatë Samsung ka mungesë të altoparlantëve 49 vat, dhe nyjën I/O të Thunderbolt. Kjo përkrah 3 porta USB 2.0, një portë Firewire 800, një portë Gigabit Ethernet dhe një portë Thunderbolt.

OS X

Sistemi operativ OS X Lion i Apple kushton vetëm 29.99$. Versioni për server që përmban shërbime të shumta si DNS, VLAN, serverë për email dhe kalendar, dhe përkrahje të pakufizuar për përdoruesit kushton vetëm 49.99$. I vetmi konkurrentë i denjë për Apple në këtë fushë për sa i përket çmimeve është Linux.

Windows nuk i afrohet as pak këtyre çmimeve. Dhe as nuk do ta bëjnë këtë në të ardhmen pasi Microsoft ka nevojë për të hyra që të mbuloj shpenzimet e bizneseve të tyre të dështuara si ai i kërkimeve.

Lajmet e fundit>