Harduer

Stjuardesat amerikane do të pajisen me Galaxy Note

Oct 10 2012
0 Shpërndarje
Stjuardesat amerikane do të pajisen me Galaxy Note

American Airlines ka bërë të ditur se po planifikon të blejë rreth 17 000 pajisje Samsung Galaxy Note të gjeneratës së parë që do të përdoren nga stafi gjatë fluturimit.

Stjuardesat do të përdorin pikërisht këto tabletë si dhe smartfonët, për të regjistruar preferencat e pasagjerëve mbi pijet dhe ushqimet si dhe për të aksesuar informacione si emri i tyre, numri i vendit apo nevoja për ndihmë të veçantë.

Kompania do të fillojë shpërndarjen e pajisjeve në fund të këtij viti dhe do të vazhdojë gjatë gjithë vitit 2013.

Galaxy Note është përzgjedhur sipas preferencave të stjuardesave

Ata vendosën të përdornin Galaxy Notes pasi stjuardesat testuan disa pajisje të ndryshme dhe dhanë preferencat e tyre për gjithsecilën.

Sipas kompanisë, testuesve u pëlqeu dizajni i hollë i tabletit, opsionet e sigurisë dhe ekrani HD. Mundësia për ta mbajtur pajisjen me një dorë dhe lehtësia për ta futur atë në xhep ishin ndër faktorët e tjerë pse American Airlines vendosi për tabletin e Samsung-ut. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>