Karriere

Steve Jobs ndërroi jetë

Oct 6 2011
0 Shpërndarje
Steve Jobs ndërroi jetë

Sipas një deklarate të dhënë nag Bordi i Drejtorëve të Apple, bashkëthemeluesi dhe CEO i Apple, Steve Jobs, ka vdekur.

Apple ka vendosur këtë uebfaqe në shenjë përkujtimi të tij. Ata janë duke kërkuar që “mendimet, përkujtimet dhe ngushëllimet” që i kanë për Steve Jobs t’i dërgojnë nëpër këtë email adresë: [email protected].

Ishte vetëm një muaj më parë kur u largua nga pozita e CEO-s në Apple. “Unë gjithmonë e kam th;n; që nëse vjen ndonjëherë një ditë kur unë nuk do të mund t’i kryeja punët dhe pritjet e mia si CEO i Apple, unë do të isha i pari që do të ju tregoja. Fatkeqësisht, ajo ditë ka ardhur.” – tha Steve Jobs kur e lëshoi vendin e  CEO-s.

Jobs mbeti si anëtar i Bordit të ndërmarrjes, e poashtu edhe si drejtor dhe si punëtor i Apple. Ai e këshilloi Tim Cookun si zëvendësues të tij në pozitën e CEO-s. Të martën, Cook dha fjalimin e parë kryesor të tij si CEO, duke zbuluar iPhone 4S.

Derisa kjo pajisje ka qenë pika përqëndruese e uebfaqes së Apple për 24 orë, Apple.comtani i është përkushtuar Steve Jobsit, duke përdorur një fotografi të tij, e cila do të jetë pjesë e biografisë së tij që do të shkruhet nga Walter Isaacson.

Jobs ka pasur kancer dhe në vitin 2004 kishte një operacion në lidhje me sëmundjen. Në vitet e fundit, sëmundja e ka bërë që ai të largohej nga pozita e CEO-s. Ai kishte pasur edhe një transplantim të mëlçisë në vitin 2009 gjatë atyre periudhave kur edhe kishte pasur pushime mjekësore.

Por pas betejave të shumta, ai u rikthye dhe vazhdoi punën e tij të shkëlqyer në Apple. Në vitin 2007, ai zbuloi produktin iPhone. Në vitin 2010, produktin iPad. Paraqitja e tij e fundit në skenë ishte në ngjarjen WWDC të Apple në San Francisco gjatë këtij viti. Atje, ai përcaktoi punën bazë për nismat më të fundit nga Apple, duke përfshirë këtu iOS 5, OS X Lion dhe iCloud.

Deklarata nga Apple:

Deklaratë nga Bordi i Drejtorëve të Apple

CUPERTINO, Kaliforni – Ne jemi thellësisht të pikëlluar për të lajmëruar që Steve Jobs sot ndërroi jetë.

Shkëlqimi, pasioni dhe energjia e Steve ishin burim i nismave të panumërta që pasuruan dhe përmirësuan jetët tona. Bota është pamatshmërisht më e mirë për shkak të Steve.

Dashuria e tij më e madhe ishte për gruan e tij, Laurene, dhe famijlen e tij. Zemrat tona janë me ta dhe me të gjithë ata të cilët ishin prekur nga dhuratat e tij të jashtëzakonshme./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>