Microsoft

Steve Ballmer tejkalon BillGates-in si aksioneri më i madh në Microsoft

May 3 2014
0 Shpërndarje
Steve Ballmer tejkalon BillGates-in si aksioneri më i madh në Microsoft

2013-06-25_22-50-23-1020.0_standard_640.0Personi që themeloi kompaninë Microsoft më nuk është aksioneri më i madh i kësaj kompanie. Pas shitjes së 4.6 milionë aksioneve më 30 prill, Bill Gates tani është pozicionuar pas ish-CEO-s Steve Ballmer si aksioneri më i madh i kompanisë. Ballmer posedon 333.2 milionë aksione të kompanisë Microsoft, që është një rezervë masive e fituar gjatë qëndrimit të tij prej 33 vitesh në Redmond.

Gates, nën anë tjetër, tani ka 330.1 milionë aksione. Bashkë-themeluesi ka qenë rregullisht duke larguar nga zotërimi i tij pjesë të kompanisë përgjatë viteve dhe ka përdorur një përqindje të madhe të atyre fitimeve për qëllime bamirësie.

Fondacioni Bill dhe Melinda Gates ka qenë përqendrimi primar i Gates-it që kur e kishte lënë rolin e tij si CEO dhe drejtues kryesor i Microsoft-it. Por ai tani dëshiron të kalojë më tepër kohë në kompani si këshilltar dhe për të dhënë mbështetjen e tij për shefin e tanishëm Satya Nadella.

Sa i përket Ballmer-it, ai e kishte dhënë një deklaratë emocionuese gjatë shtatorit që ishte edhe koha kur ai vetë e pranoi që do të largohej nga pozita e CEO-s së Microsoft-it. Ballmer ende qëndron në bordin e Microsoft-it dhe ai me siguri do të mbajë pozitën e top aksionerit të kompanisë edhe për një kohë.

“Unë e mbaj të gjallë zotërimin tim në Microsoft dhe do të shikoj përpara për të vazhduar si njëri nga poseduesit më të mëdhenj të Microsoft-it,” tha ai gjatë muajit gusht. Steve Ballmer ka fitime neto prej 18.9 miliardë dollarësh. (CIO Albanian)

Tags >

microsoft
Lajmet e fundit>