Aplikacione

Steve Ballmer: Office 365 lançohet në qershor

Jun 1 2011
0 Shpërndarje
Steve Ballmer: Office 365 lançohet në qershor

altZëdhënësit e Microsoft kanë qenë vazhdimisht të druajtur për të treguar ndonjë datë se kur do të lançohet shërbimi cloud Office 365, dhe kjo sipas tyre do të ndodhte dikur kah fundi i këtij viti. Por, CEO i Microsoft, Steve Ballmer ka zbuluar që Office 365 do të lançohet muajin e ardhshëm.

Gjatë një fjalimi të tij në Delhi, Indi, Ballmer deklaroi, “Ne po punojmë shumë në hapësirën e produktivitetit. Ne do të lançojmë shërbimin tonë cloud Office 365, që do të ju jep juve Lync, Exchange, SharePoint, dhe Office, dhe shërbime tjera shtesë me abonim që vijnë në cloud. Ky do të lançohet në muajin qershor.”

Pohimet e Ballmer-it gjenden në transkriptën të publikuar në uebfaqen zyrtare të Microsoft-it.

Ballmer gjithashtu para disa ditëve lajmëroi që Windows 8 do të lançohet gjatë vitit 2012, lajmërim që u prit me skepticizëm nga bashkëpunëtorët e tij.

Shërbimi cloud do të zëvendësoj Business Productivity Online Suite (BPOS) dhe do të përfshijë qasjen në Exchange, SharePoint, suitën për komunikim Lync, dhe të dy versionet e veglave të Office si Word, Excel, dhe PowerPoint, për desktop dhe në ueb. Beta versioni i Office 365 ka joshur mbi 100,000 konsumatorë, dhe së fundmi është ngritur në një nivel më të lartë duke u bërë beta version publik i gatshëm për këdo.

Muajin e kaluar, Microsoft deklaronte që Office 365 do të lançohet gjatë fundit të këtij viti, por një lançim në mesin e vitit i jep edhe më shumë “zjarr” konkurrencës me Google Apps.

Lajmet e fundit>