Aplikacione

Steve Ballmer kishte marrë vendimin për përgatitjen e Office për iPad

Apr 10 2014
0 Shpërndarje
Steve Ballmer kishte marrë vendimin për përgatitjen e Office për iPad

2013-06-25_22-49-29-1020.0_standard_640.0Ish-shefi ekzekutiv i Microsoft-it, Steve Ballmer, sipas skuadrës prapa aplikacionit, kishte marrë vendim që Office të vinte për iPad. Kjo gjë mohon thashethemet sipas të cilave Ballmer ishte qëllimisht duke e ndaluar një version të Office për tabletin e Apple në favor që ta sjell atë në Windows 8 së pari. Siç duket, ish-shefi i Microsoft-it nuk e kishte një mentalitet të tillë. Gjatë një sesioni në Reddit Me Pyet Çdo Gjë, u zbulua që “vendimi për të sjellë Office për iPad ishte marrë përpara se Satya Nadella të bëhej CEO.”

Dhe ishte një vendim i mençur. Megjithëse shumë kishin thënë që ishte një prurje e vonuar, aplikacionet për produktivitet të Microsoft-it kanë parë suksese të mëdha në iPad që nga lëshimi në fund të muajit të kaluar. Ato janë shkarkuar më tepër se 12 milionë herë. “Unë mendoj që përvoja qëndron mirë dhe që vëzhgimet që ne të gjithë kemi parë në përgjithësi konfirmojnë që ne kemi ardhur afër që ta arrijmë një pozitë të këndshme në shitje me të cilën ballafaqohemi kur vijnë aplikacione desktopi në një pajisje mobile,” tha Rick Schaut, që është njëri nga zhvilluesit që punonte në Word për iPad.

Schaut foli edhe për ngjashmëritë dhe ndryshimet mes Office dhe iWork, duke thënë që skuadra e tij beson që “Office dhe iWork më tepër e plotësojnë njëra-tjetrën se sa që garojnë me njëra tjetrën”. Schaut dhe kolegët e tij kanë ofruar një pamje të brendshme në laboratorin e tyre të testimeve gjatë AMA-së. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>