Investim

Startupet ngritën 1.27 miliard dollar investime duke shitur monedha virtuale

Jul 19 2017
0 Shpërndarje
Firma analitike tha se adoptimi i ICO-ve është e ngjashme me monedhat virtuale të video lojrave ku vlera e tyre është vetëm brenda rrjetit. Startupet ngritën 1.27 miliard dollar investime duke shitur monedha virtuale

Startupet Fintech kanë ngritur një rekord investimesh prej 1.27 miliard dollar duke shitur bitcoin dhe monedha të tjera dixhitale përmes ICO-ve raportoi firma Autonomous.

Ajo zbuloi se investimet në ICO u rritën nga 26 milion dollar në 2014-ën në 1.27 miliard dollar në gjysmën e parë të 2017-ës.

“Ekonomia dixhitale po rritet përtej tradicionales, diçka e cila ka ndodhur edhe me video lojërat apo ekonomitë virtuale por jo në një shkallë globale,” shkruante Autonomous.

Firma analitike tha se adoptimi i ICO-ve është e ngjashme me monedhat virtuale të video lojrave ku vlera e tyre është vetëm brenda rrjetit.

Një ICO është një mënyrë për të ngritur fonde për startupet të cilat shfrytëzojnë teknologjinë blockchain. Ato janë të ngjashme me IPO-të, daljet në bursë.

Por ndryshe nga IPO-ja, ICO-të nuk i nënshtrohen një autoriteti rregullator. Dhe ky është shqetësimi më i madh aktualisht citonte raporti.

Të Martën u vodhën 7 milion dollar në 3 minuta pasi u hakua ICO-ja e CoinDash. /CIO Albanian

Lajmet e fundit>