Slider

Startup-et e vendeve të rajonit që do të jenë pjesëmarrëse në garën “Shift Conference”- Kroaci

May 23 2013
0 Shpërndarje
Startup-et e vendeve të rajonit që do të jenë pjesëmarrëse në garën “Shift Conference”- Kroaci

shift ConferenceEventi Startup Live Croatia i organizuar vitin e kaluar në Kroaci ka qenë një sukses i vërtetë, ndaj është menduar që edhe këtë vit të organizohet një event i ngjashëm po në këtë shtet i quajtur “Shift Conference”.

Eventi konsiston në një sfidë midis kompanive të reja (startup) që kanë nisur zhvillimin e një ideje origjinale. Pjesëmarrësit do të garojnë për çmimin prej 10000 $.

Kjo sfidë organizohet nga European Enterprise Network. Konferenca do të zhvillohet pikërisht ditën e sotme më datën 23 maj.

Aplikimet kanë qenë të shumta (rreth 130) nga 4 kontinente të ndryshme, megjithatë vetëm 32 prej tyre janë pranuar. Paratë e çmimit të madh janë siguruar nga Splitska banka Societe Generale Group, ndërsa çmimet e tjera do të mundësohen nga Nokia dhe SoftLayer.

Shumë prej pjesëmarrësve në këtë garë janë nga vendet e rajonit sidomos nga Kroacia dhe Rumania. Më poshtë po përmendim disa prej startup-ve me ide shumë interesante.

Kroaci

Baby Watch – Një pajisje e veçantë me aplikacion që shërben për monitorimin e shëndetit të fëmijëve që ndodhen ende në barkun e nënës.

Klikeri – Aplikacion i dizajnuar për krahasimin e çmimeve të produkteve në dyqane të ndryshme të qendrave tregtare. Konsumatori do të vendosë smartfonin tek etiketa e produktit për ta skanuar dhe menjëherë do të përftojë informacion në lidhje me çmimin dhe vendndodhjen.

Mingle – Lejon krijimin e rrjeteve sociale për evente speciale brenda disa minutash.

AuThink – Sistem që shërben për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga autizmi.

Rumani

UseTogether – komunitet për njerëzit që kanë dëshirë të ndajnë me të tjerët libra, CD, pajisje elktronike etj…

Puzzled.by – uebfaqe të cilës mund ti drejtosh pyetje dhe të marrësh përgjigje si p.sh Yahoo answers

Serbi

Pubsonic – Motor kërkimi për literaturat shkencore.

Bullgari

Skiipi – Aplikacion dedikuar të pasionuarve pas sportit të skive që ofron për përdoruesit informacion se ku mund të gjejnë kurse, të shohin rekorde të arritura si dhe të informohen për konkurse të ndryshme. (CIO Albanian)

Tags >

kosove
Lajmet e fundit>