Karriere

Start-Up duhet të fokusohet në konsumatorë

Feb 13 2012
0 Shpërndarje
Start-Up duhet të fokusohet në konsumatorë

CEO i dizajnuesit britanik të çipave për kompjuter ARM, Warren East mendon që kompanitë start-up duhet të përqendrohen më shumë në konsumatorët e tyre se sa në rritjen e financave.

Ai paralajmëroi që ndërmarrësit janë të zënë duke kërkuar për investime nga kompani të ndryshme sa që neglizhojnë konsumatorët e tyre që në fakt janë konsumatorët ata që ofrojnë përkrahje afatgjate për bizneset.

“Këshilla ime e vetme do të ishte që duhet të shtoni financa, sigurohuni të keni financa të mjaftueshme. Por, më pastaj harxhoni kohë dhe punë duke marrë porosi nga konsumatorët. Ashtu ndërtoni një biznes të qëndrueshëm,” deklaroi East në një konferencë në Londër, për të shtuar që “Konsumatorët janë ata që paguajnë faturat tuaja.”

Gjithashtu ai njoftoi edhe për disa të dhëna themelore për kompaninë ARM duke deklaruar që 40% e punëtorëve të kompanisë janë të vendosur në Cambridge dhe se punëson 50 nga 70 të diplomuarit çdo vit, pa penguar suksesin e kompanisë.

Të hyrat e kompanisë që prodhon çipa për celularë të mençur si iPhone i Apple janë fryti kryesor për suksesin e kompanisë. Profiti i ARM-së është rritur për 42% krahasuar me vitin 2010 në 156.9 milionë dollarë.

East deklaroi që edhe pse kanë mundësi të gjejnë inxhinierë që janë më të lirë për tu punësuar si ata në Amerikën Veriore, ata britanik janë një diferencim pozitiv.

“Ne gjithmonë kemi pasur një politikë globale. Vendosja në Mbretërinë e Bashkuar është një vend i mirë. Gjithashtu nëse zhvendoseni në Azi dhe nuk jeni një kompani nga Silicon Valley, do të vërehet,” përmbylli East.

 

Lajmet e fundit>