Business & Management

Standartet e emëtimeve, Volkswagen gati të riparojë makinat me motorë 3 litër nafte

Dec 21 2016
0 Shpërndarje
Standartet e emëtimeve, Volkswagen gati të riparojë makinat me motorë 3 litër nafte

2014-volkswagen-touareg-tdi-td-logo-1500x1000

Një vit pas shpërthimit të skandalit me motorët nafte të prodhuar nga Volkswagen, një zgjidhje për makinat me motor 2.0 katër cilindërsh u aplikua. Por kishin ngelur akoma disa makina me motorë 3.0 V6 për tu riparuar.

Volkswagen bëri të ditur sot se kishte gjetur një zgjedhje edhe për këtë rast me autoritetet amerikane.

Prodhuesi gjerman do të tërheqë makinat nga tregu, do të aplikojë një përditësim softueri dhe një modifikim në mënyrë që makinat të përmbushin standartet e emëtimeve.

Marrëveshja për makinat 2.0 litër përfshinte riparimin e 450,000 automjeteve duke lënë kushtë 83,000 automjete 3.0 litër për tu adresuar. Modelet e prekura ishin Audi A6, A7, A8, Q5, Q7, Porsche Cayenne dhe Volkswagen Toureg TDI.

Marrëveshja e fundit kërkon që Volkswagen të riparojë të paktën 75% të makinave me motor 3.0 V6.

Përveç riparimit, Volkswagen do të ofrojë një kontribut prej 225 milion dollarësh për ambjentin. Gjithashtu kompania do të investojë afro 2 miliard dollar në ndërtimin e një infrastrukture me zero emëtime. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>