Mobile

Sprint shet tabletë të ZTE

Feb 3 2012
0 Shpërndarje
Sprint shet tabletë të ZTE

Operatori mobil amerikan, Sprint, do të filloj të shpërndaj tabletët më të lirë në treg, ato të ZTE me specifika mesatare, por konsumatorët do të jenë të detyruar të lidhin kontratë dy vjeçare për shërbimet e operatorit që të marrin një tabletë për vetëm 100$.

Tableti ZTE Optik ka madhësi 7 inç dhe operon në sistemin operativ, Android 3.2, në vend të sistemit operativ më të ri të njohur si Ice Cream Sandwich. Do të përshtatet me rrjetin 3G të Sprint, por jo edhe më rrjetin më të shpejtë të tyre, WiMax.

Në mesin e aplikacioneve të instaluara janë ai për shkrim Swype, Sprint TV dhe shërbimet e Google apps përfshirë Gmail, Maps me navigim dhe Google Books. Ka një port memorie për kartelat microSD deri në 32GB. Gjithashtu ka një Wi-Fi radio që përkrah 802.11 b/g dhe jo versionin më të ri 802.11n.

Sprint do të filloj të shes këto tabletë të dielën dhe online për 100$ me një kontratë dy vjeçare. Pa kontratë ato do të kushtojnë 350$. Gjithashtu si opsione në kontratë janë plani për 1GB të dhëna që kushton 20$, 3GB për 35$ dhe 12GB për 80$.

Oferta është më e mira se të gjithë tabletët tjerë që shet Sprint. I vetmi tabletë me kontratë që ofrohet nga Sprint është HTC Evo Vie që kushton 250$ me kontratë për shërbimet e operatorit për 2 vite.

Tabletin Optik është i pari i kompanisë kineze ZTE që shitet në Amerikën Veriore.

Lajmet e fundit>