Mobile

Sprint fillon shitjet e HTC Evo 4G

Jun 3 2012
0 Shpërndarje
Sprint fillon shitjet e HTC Evo 4G

Sprint po fillon të shesë smartfonin HTC Evo 4G LTE për vetëm 199.99$ dhe me një kontratë dy vjeçare. Sprint, në një deklaratë për shtyp, njoftoi që i vë fajin vetes për vonesën që bëri për produktet HTC One x dhe Evo. Kjo vonesë u bë për arsye të kontrollit të produkteve për shkak të disa mosmarrëveshjeve me patentën e tyre të prodhimit. Konsumatorët që i kishin porositur pajisjet, filluan t’i mernin ato javën që kaloi.

Androidi 4.0 Evo është dizenjuar të operoj në rrjetin e Sprint LTE, e cila është planifikuar të nisë në mesin e vitit 2012 në 6 shtete të ShBA-së. Sprint nuk ka njoftuar për ditën e saktë të hapjes së rrjetit. Një zëdhënës i Sprint deklaroi javën që shkoi se data e mundshme e ofrimit të shërbimit LTE është mesi i këtij viti.

HTC njoftoi të enjten se Evo dhe One X e kishin kaluar kontrollin në doganat amerikane. ITC-ja në fillim deklaroi se HTC kishte shkelur patentën e Apple por pas kontrollit të kryer në doganat amerikane kjo gjë u hodh poshtë, dhe shitjet e këtij produkti nisën pa problem. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>