Data Center

Sprint anulon të dhënat e pakufishme për hotspotët, netbookët dhe tabletët

Oct 23 2011
0 Shpërndarje
Sprint anulon të dhënat e pakufishme për hotspotët, netbookët dhe tabletët

Sprint ka lajmëruar që ata janë duke i ndërprerë planet e tyre mjaft të reklamauara për të dhëna të pakufishme – por jo për përdoruesit e smartphone-ëve.

Ndërmarrja, e cila është bartësja e vetme e madhe amerikane që e ka iPhone-in dhe planet për të dhëna të pakufishme të gatshme për konsumatorët e rinj, lajmëroi në uebfaqen e vet që është duke vendosur kufizime mujore për përdorimin e të dhënave për ata në rrjetet e tyre si celularët hotspotë. Për hotspotët celularë në smartphone, kufiri i ri është 5GB gjatë muajit, i kombinuar me të dhëmna 3G/4G, me një mbushje prej 5 cenet për MB.

Disa matje të bëra tregojnë që të dhënat e celularëve po shënojnë një rritje të madhe. IDC tha që 305 milionë smartphone ishin shitur në mbarë botën gjatë vitit 2010 dhe ndërmarrja ka parashikuar që ky numër gjatë këtij viti do të rritet për 55%, për t’u bërë 472 milionë. Një studim i bërë nga Credit Suisse më herët gjatë këtij viti tha që rrjetet për celularë përgjatë tërë botës ishin duke funksionuar në një mesatare prej 65% të kapacitetit, një nivel në të cilin fillon ndërtimi i kapacitetit më të madh dhe do të mbërrijë 70% brenda 12 muajve./cio.al

 

Lajmet e fundit>