Business & Management

Spotify planifikon të bëhet një rrjet televiziv

Mar 26 2013
0 Shpërndarje
Spotify planifikon të bëhet një rrjet televiziv

SpotifySpotify: ofruesi pa pagesë i muzikës, planifikon të zhvillohet më tepër. Shërbimi po mendon të ofrojë një përmbajtje video origjinale. Spotify ka treguar se është goxha popullor me mbi 15 milionë përdorues duke përdorur shërbimin e ofrimit të muzikës (me një abonim të papërfillshëm).

Kompania gjithashtu i shet këto reklama në shërbimin e saj pa pagesë, por modeli i biznesit që ajo ndjek bazohet në tërheqjen e klientëve pa pagesë drejt asaj me abonim. Në fakt ky model ka treguar se nuk është edhe shumë fitimprurës. Sipas një raporti nga BusinessInsider, Spotify po kërkon partnerë për të krijuar përmbajtje video sipas kërkesës që do ta vendos firmën në konkurrim të fortë kundrejt Netflix-et edhe HBO-t në të gjithë botën.

Miliona njerëz kanë shkarkuar Spotify, pra kompania aktualisht është një kompani e mirënjohur ndërkombëtare që mund të ofrojë me lehtësi funksione të reja të përmbajtjeve.

Një ndihmë për konsumatorët apo një dështim për kompaninë?

Për aq kohë sa shërbimet e kompanisë janë të aksesueshme nga të gjitha shërbimet, Spotify do ti duhet thjesht të paraqesë funksionin e duhur me përmbajtjen më cilësore. Konsumatorët kanë treguar vullnetin e tyre për të derdhur vlera monetare për video komerciale pa pagesë programimi.

Ky ishte plani që HBO implementoi suksesshëm në fillim të vitit 1990 me disa prej hiteve si Oz dhe The Sopranos, edhe gjithashtu Netflix dhe Amazon po e rishikojnë si mundësi. Kryesisht konsumatorët janë të gatshëm të paguajnë deri në 20 $ në muaj për kanale premium si HBO apo ShowTime apo Netflix apo edhe Amazon Prime.

Lajmi i mirë për konsumatorët është se në teori më shumë konkurrencë do të ulë këto çmime abonimi duke krijuar cilësi më të mirë. (CIO Albanian)

Tags >

spotifytv
Lajmet e fundit>