Aplikacione

Splashtop lanson ndërfaqen virtuale Windows 8 për tabletët Android

Jun 7 2012
0 Shpërndarje
Splashtop lanson ndërfaqen virtuale Windows 8 për tabletët Android

A dëshironi ta provoni ndërfaqen Metro të Windows 8, pa e ndërruar tabletin tuaj Android? Tani mund ta bëni këtë. Prodhuesi për kontrollim të desktopëve nga larg, Splashtop, gjatë ditës së mërkurë njoftoi që do të shtoj përkrahjen për pajisjet që operojnë me Android, duke jua mundësuar përdoruesve stimulimin e një ambienti Windows 8 në tabletët e tyre.

Më parë ky aplikacion ka qenë i disponueshëm vetëm për tabletët iPad, por tani e tutje do të jetë i disponueshëm edhe për tabletët që kanë sistemin operativ Android 3.1 ose më të mëvonshëm, me ekran qoftë 7 apo 10 inçësh dhe një rezolucion prej 1280 me 800 pikselë. Përdoruesit mund ta blejnë aplikacionin në treg, ta instalojnë programin e klientit pa pagesë në një kompjuterët dhe të lidhin pajisjet duke përdorur një desktop nga larg.

Desktopi virtual i Windows 8 më së shumti synohet të jetë për zhvilluesit që duan të shohin se si softueri i tyre funksionon në një tablet real – duke testuar gjestikulacione si zhvendosja tek ana e djathtë për të sjellë menytë e “bukura” dhe zhvendosja përgjatë faqeve në Internet Explorer në një ambient funksionalisht identik me atë që do të ofrohet në pajisjet që vijnë me Windows 8. Aplikacionet mund të funksionojnë në tabletë derisa të përshtaten në një kompjuter që ka Windows.

Bashkëthemeluesi dhe shefi ekzekutiv i Splashtop, Mark Lee, tha që kërkesa e madhe e komunitetit për përkrahje të Android e detyroi ndërmarrjen që ta bënte këtë veprim.

Slapshtop, poashtu tregoi se produkti është shitur në dyqanin App Store që prej lansimit të tij në prill të këtij viti.

Çmimi aktual i aplikacionit në Google Play është 50 dollarë. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>