Siguri

Spiunazh industrial në skedarët e AutoCAD

Jun 25 2012
0 Shpërndarje
Spiunazh industrial në skedarët e AutoCAD

Ndërmarrja e sigurisë dhe njëkohësisht prodhuesi i programeve antivirus ESET thotë se maluerët e shkruar për të vjedhur skedarët e dizajnit të krijuara nga arkitektët dhe inxhinierët tregon qartë se ka pasur një përpjekje spiunimi kibernetik. Kjo ndërmarrje më herët gjatë këtij viti zbuloi maluerin që vidhte skedarët e bazuar në AutoCAD.

Hulumtuesi i maluerëve në ESET, Pierre-Marc Bureau, thotë që ndërmarrja kapi disa mostra që paraqisnin maluerin e shkruar në gjuhën programuese LISP, të dizajnuar për të vjedhur informata të ndjeshme si gjurmë blu të bëra me anë të softuerit AutoCAD nga AutoDesk. Megjithëse Peruja ishte vendi ku ESET së pari kishte parë këtë maluer që kryen vjedhje të tilla, sipas Bureau, kjo dukuri paraqet një fenomen global. Analizat tregojnë që malueri është duke dërguar skedarë të vjedhur të AutoCAD në Kinë.

Edhe pse ESET ka marrë mostra të maluerëve të shënjestruar për kompjuterë gjatë muajit shkurt, një shkëndijë e gjetur në maluer e nxiti ndërmarrjen të rikthehet dhe të bëjë analiza më të thella rreth kësaj çështjeje. Gjatë analizave ishte konstatuar se malueri vjedhte skedarë dhe i dërgonte ato tek një ofrues i shërbimit në Kinë. Bureau thotë që ESET kontaktoi me ofruesin kinez të shërbimit, Tencent, për të shuar pikën e dërgimit të skedarëve të vjedhur nga malueri. Programet antivirus që identifikojnë maluerin do të mund të parandalonin infektimet e tilla.

Bureau thotë se infektimet në skedarët e AutoCAD janë duke ndodhur ende. “Nëse jeni duke shkëmbyer dokumente me një ndërmarrje tjetër, ka shumë gjasa që të infektoheni.” Ai thotë se ky duket të jetë një rast spiunimi, ku dikush dëshiron të mësojë më shumë sekrete të konkurrentit të vet. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>