Karriere

Spitalet përkrahin pajisjet personale

Feb 27 2012
0 Shpërndarje
Spitalet përkrahin pajisjet personale

Një sondazh i realizuar në 130 spitale nxjerr se 85% e këtyre spitaleve në listën e prioriteteve kanë përkrahjen për të sjell pajisjet e tyre në punë – BYOD (Bring Your Own Device). Në mesin e këtyre pajisjeve bëjnë pjesë iPad, Blackberry, dhe Android.

Sondazhi i realizuar nga Aruba Networks, fokusohet kryesisht në problemet e rrjeteve që shfaqin nivele të ndryshme të qasjeve në aplikacionet biznesore me anë të pajisjeve të punëtorëve.

Nga 85% që kanë shfaqur përkrahjen për pajisjet personale të mjekëve dhe stafit tjetër të ngjashëm, 53% deklaruan që punëtorët për momentin janë të kufizuar vetëm me qasje në internet, derisa 24% ofrojnë qasje të limituar në aplikacionet e spitalit nga pajisjet personale.

Vetëm 8% për momentin ofrojnë qasje të plotë në rrjetin e spitalit nga pajisjet personale të stafit.

76% e respodentëve deklaruan që ata ofrojnë qasje në internet për pacientët dhe vizitorët, me 58% të cilët e bëjnë këtë me anë të rrjeteve të hapura pa fjalëkalime mbrojtëse. Gjithashtu 75% e spitaleve njoftuan që aplikacionet e spitalit janë në dispozicion për klinikat, mjekët dhe personelin tjetër relevant.

Në nëntor të vitit të kaluar, firma hulumtuese IDC Health Insights realizoi një sondazh me 50 CIO të shëndetësisë, 25 në Evropën Perëndimore dhe 25 në SHBA. Rezultatet që shfaqi ai sondazh, ishin të ngjashme me këto që u publikuan nga Aruba Networks.

Sondazhi i IDC shfaqte që 40% e stafit mund të lidhej në rrjetet produktive të spitalit me pajisjet e tyre personale, 24% e mjekëve përdornin pajisjet e tyre mirëpo vetëm për qasje në internet, 12% deklaruan që stafi mund të përdor pajisjet personale, por nuk mund të lidhet me ndonjë rrjet, dhe vetëm 4% nuk lejonin pajisjet personale në spital.

Brenga më e madhe tek spitalet ka të bëj me fushën e sigurisë pasi pajisja mund të humbet apo vidhet, që do të detyronte CIO-n të përcaktoj nivelet e politikave të sigurisë, si p.sh. a fshini një particion apo tërë të dhënat e ndjeshme në pajisje.

Sondazhi i Aruba’s gjithashtu ka shfaqur indikacione që aplikacionet për të dhënat elektronike mjekësore (EMR) janë aplikacionet që përdoren më së shpeshti në pajisjet mobile. Pikërisht kjo është njëra prej arsyeve që ata i kanë lejuar punëtorët të qaseshin me anë të pajisjeve të tyre. Pas EMR renditen sistemet komunikuese dhe për arkivimin e fotografive (PACS), Secure Messaging dhe VoIP.

Lajmet e fundit>