Harduer

Specifikat e Radeon HD 8870 dhe 8850 të dala në internet

Sep 27 2012
0 Shpërndarje
Specifikat e Radeon HD 8870 dhe 8850 të dala në internet

Lufta që nuk do të mbarojë ndonjëherë ndërmjet AMD dhe Nvidia do të thotë që gjithmonë do të ketë diçka të re dhe më të fuqishme në të ardhmen. Ju pëlqen apo jo kompanive, interneti është burim informacioni dhe lajmet e reja dalin fillmisht aty.

Tani ne e dimë se çfarë të presim nga Radeon HD 8870 dhe 8850 që do të dalin në të ardhmen, gjithmonë nëse burimi është i besueshëm. Sipas Videocardz.com, e cila është e njëjta që nxorri specifikat e Tahiti disa muaj më parë, Radeon HD 8870 do të jetë aq e shpejtë sa GeForce GTX 680.

E bazuar në Oland XT GPU i AMD, 8870 ka 3,4 miliardë transistor, një shpejtësi ore prej 1050 MHz, 1100 me boost, dhe 25 % bandwidth më të mirë (192GB/S) e krahasuar me 7870. Karta do të ketë çmim prej 279$.

AMD Radeon HD 8850 është e bazuar në Oland Pro dhe ka të njëjtin numër tranzistorësh dhe bandwidth si 8870, por shpejtësi ore më të ulët (925MHz dhe 975MHz me boost). Do të shitet për 199$ dhe është rivale e GTX 670. Për sa i përket datës së daljes, burimet lajmërojnë për në janar të vitit 2013. (CIO Albanian)

Lajmet e fundit>