Business & Management

Sony shet zyrat qëndrore në SHBA

Jan 22 2013
0 Shpërndarje
Sony shet zyrat qëndrore në SHBA

SonySony do të shesë zyrat qëndrore në SHBA për të përfituar 685 milionë $ para në dorë, duke u larguar kështu nga ndërtesa në Nju Jork ku ka punuar për 20 vjet.

Prodhuesi elektronik japonez, që premton se do të rimëkëmbet pas humbjeve që pesoi vitin e kaluar, deklaroi se do të largohet nga Sony Tower brenda tre viteve. Shitja e ndërtesës është pjesë e ristrukturimeve globale që përfshijnë edhe shkurtimin e qindra vendeve të punës apo mbylljes së fabrikave në Japoni.

Çmimi i shitjes së pronës është 1.1 miliardë $, para që do të shtohen në fitimet e vitit fiskal aktual. Zyrat qendrore të Sony-t në Madison Avenue, Nju Jork, është një nga ndërtesat më të famshme të qytetit. Kompania e përdor atë për të rritur imazhin e markës së vet si dhe ofron hyrje pa pagesë në muzeun e quajtur Sony Wonder Technology Lab.

Kompania e mori fillimisht pronën me qera në vitin 1992 nga AT&T dhe shpenzoi miliona dollarë për ta ristrukturuar. Më pas e bleu totalisht atë në vitin 2002. Në atë kohë, Sony po përpiqej të zgjeronte biznesin dhe reputacionin e vet përtej elektronikës, duke insistuar në aspektin e prodhimit të filmave dhe muzikës.

Gjatë deklaratës për shtyp, Sony u shpreh se shitja ishte pjesë e “iniciativave për të forcuar pozitën financiare dhe konkurrencën në biznes, që do t’i sillnin më vonë edhe rritje të mëtejshme.”

Ndërtesa do t’i shitet një grup blerësish që drejtohen nga kompania menaxhuese e pronave The Chetrit Group dhe pritet që marrëveshja të mbyllet në 15 mars. Sony ka parashikuar një fitim neto prej 20 miliardë ¥ (220 milionë $) këtë vit, që pritet të jetë i pari pa humbje që prej marsit të 2008-s. (CIO Albanian)

Tags >

sony
Lajmet e fundit>