Harduer

Sony shet 1.2 milionë PlayStation Vita

Mar 1 2012
0 Shpërndarje
Sony shet 1.2 milionë PlayStation Vita

Kompania Sony ka deklaruar që ka shitur 1.2 milionë copë të konzollës së re për lojëra, PlayStation Vita, pas hedhjes në treg javën e kaluar në SHBA dhe Evropë.

Shifrat e fundit janë një ngritje domethënëse nga 500 mijë njësi që Sony tha se kishte shitur në pjesën e parë të janarit, kur konzolla ishte hedhur në treg vetëm në Japoni, Hong Kong, dhe Tajvan.

Por, kjo shifër përfshin porositë para daljes në treg të kësaj konzolle, dhe është një test i rëndësishëm të shihet se si shitjet do të shkojnë në javët vijuese.

Lançimi i Vita-s është lançimi më i madh në historinë e franshizës PlayStation të Sony, në një kategori të rrallë të produkteve ku kompania ka pak rivalë direkt. Por, sidoqoftë lojërat në tabletë dhe celularë të mençur janë një konkurrent në rritje. Në Japoni, shitjet kanë nisur shumë fuqishëm pas datës së lançimit me 17 dhjetor të vitit të kaluar, por pastaj kanë rënë dukshëm në javët pasuese.

Sony ka deklaruar se ka shitur 2 milionë tituj softueri për Vita, që domethënë se përdoruesit janë akoma duke blerë mesatarisht së paku 2 lojë për një pajisje, edhe pse kompania ka deklaruar që janë më shumë se 70 tituj të ri në zhvillim.

Krerët e Sonyt deklarojnë që janë të kënaqur me shitjet, sidomos duke pasur parasysh që edhe pse ka tetë vjet që është lançuar PlayStation Portable, paraardhësi i Vita’s akoma është duke u shitur në shifra mbresëlënëse.

PlayStation Vita vjen me harduer joshës, përfshirë një ekran OLED pesë inçësh, kontrollor të parmë dhe të pasmë, dhe një procesor katër bërthamësh. Gjithashtu ka një sistem operativ të integruar që është hera e parë për një produkt të Sonyt të ketë kontroll komplet edhe mbi harduer edhe mbi softuer.

Rivali i Sonyt, Nintendo ka pasur shitje të dobëta të konsollës së fundit, 3DS të lançuar vitin e kaluar, por që nga atëherë ka arritur të mbaj interesimin e publikut duke zbritur çmimet dhe lançuar një numër të madh të titujve, e që mund të jetë një alternativë edhe për Sony-n në rast të mossuksesit.

Të dy kompanitë, edhe Sony edhe Nintendo kanë raportuar humbje të mëdha për çerekun e fundit fiskal.

Lajmet e fundit>