Harduer

Sony ringjall qenin robot AIBO

Nov 1 2017
0 Shpërndarje
AIBO përmban sensorë dhe teknologji të lëvizjes si dhe një personalitet shumë më të avancuar. Shitjet e tij fillojnë në Janar dhe do të kushtojë 1,739 dollar. Sony ringjall qenin robot AIBO Photo Source: Reuters

Kompania Japoneze Sony tha ditën e Mërkure se do të risillte robotin qen AIBO pas një dekade nga prezantimi i tij për herë të parë, një lëvizje e cila shihet si përpjekje e kompanisë për të rindërtuar reputacionin e një kompanie inovative.

Lajmi erdhi disa ditë pasi Sony konfirmoi vitin më të mirë fiskal të të gjitha kohërave ndërsa aksionet arritën pikën më të lartë që prej 9 vitesh.

AIBO sillet si një qen i vërtetë duke përdorur inteligjencën artificiale për të mësuar dhe ndërvepruar me pronarin dhe ambientin rrethues.

AIBO përmban sensorë dhe teknologji të lëvizjes si dhe një personalitet shumë më të avancuar. Shitjet e tij fillojnë në Janar dhe do të kushtojë 1,739 dollar.

Roboti u prezantua për herë të parë në 1999. Atë kohë u shitën 150,000 robotë në Japoni përpara se të ndalohej prodhimi shtatë vite më vonë.

Ekzekutiv i Sony tha se ndalimi i projektit në 2006-ën ishte një vendim i vështirë por ne vijuam zhvillimin e teknologjive në inteligjencën artificiale dhe robotikën.

AIBO i ringjallur ka një teknologji të re e cila i bën lëvizjet e tij të jenë më natyrale. Ai mund të vrapojë drejt pronarit të tij, të gjurmojë buzëqeshjet apo të dëgjojë fjalë e mira e mund të mbajë mend veprime që pëlqehen nga pronari i tij.

Sytë e tij përbëhen nga një diodë organike e emëtimit të dritë OLED të cilët japin shprehi të ndryshme. Sony shpreson të shesë AIBO-n e ri po aq sa është shitur modeli origjinal. /CIO Albanian

Tags >

AIBOsony
Lajmet e fundit>